Sektori i furnizimit me ujë dhe të largimit të ujërave të ndotura në Shqipëri rregullohet me VKM nga qeveria shqiptare.

Kushtet atmosferike Redakto

Shqipëria është një vend me shumë reshje të cilat mbushin akuiferët nëntokësorë përgjatë gjithë vitit me ujë, përjashto këtu muajt e verës. Uji i akuiferëve del në sipërfqae përmes burimeve të shumta që ka vendi. Shqipëria është me 9385 metra kubikë për frymë vendi i parë në rajon përsa i përket ripërtëritjes së ujit të pijshëm.[1]

 
Riorganizimi në 13 UK rajonale, i propozuar në 2022

Historia Redakto

Riorganizimi 2016: Qeveria Rama I Redakto

Në prill 2016, qeveria shqiptare vendos për krijimin e 61 ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, pra 1 për çdo bashki të krijuar nga reforma territoriale një vit më parë.[2]

Riorganizimi 2022: Qeveria Rama III Redakto

Banka Botërore thotë se Shqipërisë nuk i mungojnë burimet ujore, por shumica dërrmuese e shoqërive ujësjellës kanë performancë të ulët teknike dhe financiare. BB i këshillon qeverisë se sektori ka nevojë për një reformim lidhur me modelet e menaxhimit dhe organizimit.[3]

Në maj 2022, qeveria shqiptare vendos për krijimin e 15 shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve.[4]

Shqipëria do të përfitojë një financim nga Banka Botërore për reformimin e sektorit të ujit, i cili përfshin një hua prej 75 milionë $. Vendi do të marrë gjithashtu një grant prej 6,3 milionë $ nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Huaja është pjesë e programit kombëtar prej 135 milionë $ për modernizimin e sektorit, i cili do të bashkëfinancohet nga qeveria.[3]

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Renewable internal freshwater resources per capita (cubic meters) - Albania". worldbank.org (në anglisht). Marrë më 29 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Reforma e ujit, nis faza e dytë". kryeministria.al. Marrë më 14 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b "Reformimi i sektorit të ujit, BB financon Shqipërinë me 75 mln dollarë". euronews.al. Marrë më 29 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura". qbz.gov.al. Marrë më 14 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)