Sergei Lavrov
Sergey Viktorovich Lavrov (shqipërimi: Sergei Viktorviç Lavrov; rusisht: Серге́й Ви́кторович Лавро́в, lindur më 21 mars 1950, në Moskë) është ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse që nga 9 mars 2004.
Sergey Lavrov | |
---|---|
Ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse | |
Në detyrë 9 mars 2004 – aktiv | |
Paraprirë nga | Igor Ivanov |
Ambasador i Rusisë në OKB | |
Në detyrë 22 shtator 1994 – 12 korrik 2004 | |
Paraprirë nga | Yuli Vorontsov |
Pasuar nga | Andrey Denisov |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 21 mars 1950 Moskë, Bashkimi Sovjetik (tani Rusi) |
Nënshtetësia | Ruse |
Partia politike | Rusia e Bashkuar |
Punësimi | Politikan |
Gëzon gradën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse. Është i martuar dhe ka një vajzë. Në vitin 1972 u diplomua në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës të MPJ të Bashkimit Sovjetik (BRSS). Zotëron rrjedhshëm anglishten, frengjishten dhe gjuhën senegaleze.
E filloi veprimtarinë e vet si diplomat në vitin 1972 në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Sri Lankë. Më pas ka punuar në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ të BRSS. Nga viti 1981 e deri në vitin 1988 ka qenë Sekretar i parë, Këshilltar dhe Këshilltar i Lartë në Misionin e Përhershëm të BRSS-së në OKB.[1] Lavrov është një kundërshtar i ashpër i njohjes të Republikës së Kosovës, duke e çuar diplomacin ruse të vendos veton ndaj anëtarsimit të Prishtinës zyrtare në OKB.
Që nga viti 2004 zë postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.
Burimet
Redakto- ^ Sergei Lavrov. Biografia Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine, Zëri i Rusisë, 9.6.2012