Serkan Çayoğlu
Serkan Çayoğlu (lindi më 31 maj 1987) është aktor dhe model turk, i njohur për rolet e tij në Kiraz Mevsimi dhe Halka.[1]
Serkan Çayoğlu | |
---|---|
Lindi | 31 maj 1987 (33 vjeç) Gjermani |
Kombësia | Gjerman Turk |
Vite aktiviteti | 2012- |
Jeta
RedaktoSerkan Çayoğlu lindi më 31 maj 1987 në Gjermani në një familje turke. Ai përfundoi arsimin në departamentin e Ekonomisë të Universitetit Erlangen në Gjermani. Ndërsa studionte në universitet, ai gjithashtu filloi të punonte si model. Çayoğlu, i cili erdhi në Stamboll për t'u bërë një aktor, mori mësime aktrimi nga Ümit Çırak dhe Dolunay Soysert. Në vitin 2012, ai filloi karrierën e tij të aktrimit duke luajtur mikun e personazhit të Merve Boluğur nga Italia në finalen e sezonit të Kuzey Güney.
Ai gjithashtu luajti në videoklipin "Ya Ya Ya" të Hande Yener në vitin 2013. Çayoğlu filloi të njihej me Kiraz Mevsimi si Ajazi. Seriali përfundoi në vitin 2015. Aktori më vonë u shfaq në rolin e Demir Xherrahollu në serinë televizive Hayatımın Aşkı. Ai mori pjesë si aktori kryesor në serinë Börü. Në vitin 2019, ai interpretoi rolin Xhihangir Tepeli në serialin televiziv Halka. Ai luajti rolin kryesor në serinë Yeni Hayat në vitin 2020.
Filmografia
RedaktoSerialet | |||
---|---|---|---|
Viti | Titulli | Roli | Shënimet |
2012 | Kuzey Güney | Mik nga Italia | Mysafir |
2014 | Zeytin Tepesi | Burak Altajli | Roli mbështetës |
2014 - 2015 | Kiraz Mevsimi | Ajaz Dinçer | Roli kryesor |
2016 | Hayatımın Aşkı | Demir Xherrahollu | Roli kryesor |
2018 | Börü | Kaja Ulgen | Roli kryesor |
2019 | Halka | Xhihangir Tepeli | Roli kryesor |
2020 | Yeni Hayat | Adem Shahin | Roli kryesor |
Filmat | |||
---|---|---|---|
Viti | Titulli | Roli | Shënimet |
2018 | Börü | Kaja Ulgen | Roli kryesor |
Referime
Redakto- ^ "Serkan Çayoğlu kimdir?". Hürriyet (në turqisht). 31 mars 2016. Marrë më 4 shtator 2020.