Shën Maria e Beratit
Shën Maria e Beratit drama, Autori: Namik Dokle. Botuesi: Toena. Faqet e librit 192.
Duke iu rikthyer herë pas here pasionit dhe profesionit të vjetër, Namik Dokle vjen te lexuesii tij me “Shën Maria e Beratit”. Një përmbledhje me katër drama:
Viti i Qenit,
Shën Maria e Beratit,
Vetëvrasja e luleve,
Tullumbacja fryn vetveten
të cilat janë shkruar në kohë të ndryshme dhe për kohë të ndryshme, si dhe na shoqërojnënë një rrugëtim, që nga Mesjeta, në vitet e diktaturës, deri në ditët tona. Dokle tregon rrugëtimin e tij krijues, që nga rinia e hershme deri te problemet që ka sot teatri shqiptar.
Një nga dramat e vëllimit është botuar 40 vjet pasi është shkruar. Është një tallje me burokracinë e kohës, por që fatkeqësisht vazhdon të funksionojë i njëjti mentalitet si në atë kohë, edhe sot e kësaj dite.