Shënedjella (Pargë)
Shënedjellë (greqisht: Αγία Κυριακή/Ayía Kiriakí) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi.
Shënedjellë
Αγία Κυριακή | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Shënedjellot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Shënedjella kufizohet me Livadharin, nga lindja me Manjën dhe nga jugperëndimi me detin Jon. Fshati Shënedjellë e merr emrin nga shënjtori Shën e Diela. Gjatë epokës osmane, fshati ishte i njohur me emrin shqiptare: Shënedjellë.[1] Ajo emër ishte gjithashtu i përdorur në dokumentet osmane.[2] Emri grek Αγία Κυριακή/Ayía Kiriakí është marrë prej përkthimit të toponimit vendore Shënedjellë, kur u bë pjesë e Greqisë pas luftërave ballkanike.
Toponimet të fshatit Shënedjellë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]
- Bostane - ara e ullinj, në P.
- Bregu - bregore me gërmadha, në qendër.
- Burim e Gravës — burim në një shpellë, në L.
- Burim e Sajadhës — burim, në P.
- Fush’ e Zonjës – deti i Zonjës, deti Jon, në P.
- Grava - shpellë që ka një burim, në L.
- Gravat e Qafës Zerrit – shpella, në V.
- Klisha e Shënedjellës – kishë, në qëndër.
- Kroi i Sarait – krua, në JL.
- Lis i Madh - lis e kullotë, në L.
- Lis i Shëmrizës — lis i madh, në P.
- Lucë – ara, në P.
- Mala e Diellit — majë mali, në L.
- Mali Shëndjëll — mal, në V.
- Perivoli - kopësht, në P.
- Prroi Mezanit – përrua, në P.
- Qaf’ e Zherrit — qafë, në V.
- Sajadha — buzë deti,në P.
- Shëmriza – gërmadhë e vjetër kishe, në L.
- Shkëmb i Shëmrisë — shkëmb, në L.
- Shkëmb i Shqipjes – shkëmb, në L.
- Verret e Lucës - varret e fshatit, në P.
- Vrahanai - brinjë me ullinj e portokallë, në P.
- Vrrakat — arë, në P.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Shënedjellë:[4]
Kokorenj, Kokoringu, (fis muhamedan, sot banon në Turqi), Pallaçenj, Spanenj (fis i krishterë) etj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Margariti[lidhje e vdekur], vizituar në 17 shkurt 2014. "Στα χρόνια της τουρκοκρατίας, το χωριό το αποκαλούσαν με την αρβανίτικη απόδοση της ονομασίας του, Σενεντιέλα."
- ^ Michalis Kokolakis (2004). Η Τουρκική Στατιστική της Ηπείρου στο Σαλναμε του 1895. Institute of Modern Greek Studies. f. 310.
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 312. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve në fshatra ku populli shqipfolës ortodokse ishin një shumicë. Në këtë rast informatori i tij ishte një vendas. Megjithatë, mund të ketë toponime që nuk ishin mbledhur rreth fshatit sepse njerëzit të cilët ishin barinj apo fermerë nuk ishin informatorë. Treguan: Fatime Zemani, 75 vjeç, shtëpijake, analfabete, nga Shënedjella, sot banon në Vlorë. Vlorë. 16.6.1975.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 312.