Shëngjergj (Tiranë) (disambiguation)

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Shengjergji ndodhet në lindje të Tiranës rreth 40 km larg. Shengjergji ka një reliev malor ku kuota më e ulët është shtrati i lumit Erzen dhe kuota më e lartë është Mali me Gropa". Mendohet që krahina në shekujt XII-XIV të jetë quajtur “Tomadhe” ose “Tame-Dea”- “Hyjneshë e burimit të ujit”. Në historinë e kësaj krahine ka luajtur rol të madh pozita e saj gjeografike, ku rrugëkalimet e rëndësishme, si hyrje-dalje, janë shfrytëzuar edhe nga pushtuesit gjatë shekujve. Skënderbeu e ka pasur zonë të mbrojtjes dhe të veprimeve të tij luftarake, ai ka lëvizur shpesh atyre anëve, sidomos gjatë vitit 1443, në mbështetje të Vladan Arianitit, me motrën e të cilit, Donikën, ishte martuar. Më 1572 kjo zonë ishte qendra e kryengritjes kundër Krujës që mbahej nga otomanët. Pas viteve 1600, është quajtur “Shëngjergj” dhe ky emër u bë zyrtar pas vitit 1900, si shekull pa perandorinë Osmane, në luftë për Gjatë Luftës II Botërore në nëntor 1943 në Shëngjergj qëndroi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe u formua Brigada II partizane. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kanë funksionuar në këtë zonë 4 spitale për të plagosurit e luftës, kurse fusha e Bizës u përdor si bazë parashutimi nga aleatët për furnizime.