Shaban Efendi Prizreni, (ose njohur si Shaban Bej Pllava ose si Shaban Bej Prizreni) Hoxha, Shaban Prizreni kishte fakultetin e Teologjisë Islame, ishte studiues Kur'an-it, atdhetar, politikan dhe mik i Haxhi Ymer Prizrenit. Lindi në vitin 1833 në Pllavë, Rrethlumë, dhe vdiq në vitin 1913. Ishte veprimtar e intelektual i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, një nga mbështetësit e udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhi Ymer Prizrenit (1826-1886).

Shaban bej Prizreni

Pasi kreu studimet për teologji islame dhe Kur'an, punoi në medresenë e Prizrenit, ku u njoh më afër me Haxhi Ymer Prizrenin me të cilin e lidhte edhe miqësia nga fshati Bresanë.

Kur filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u angazhua në mbështetje të mbrojtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. Mori pjesë në komisionin e vetëmbrojtjes për sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera që u formuan në Kosovë, kishte qëllim të kundërshtonte synimet aneksioniste të Serbisë dhe poashtu të sistemonte refugjatë të shumtë që u dëbuan nga ushtria serbe.

Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit miku i tij Haxhi Ymer Prizreni u arratis në Ulqin për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane dhe nuk pranoi të kthehej, prandaj edhe Shaban Bej Pllava u tërhoq në Pllavë, Rrethlumë (tani Opojë), ku jetoi deri ne Shtator të 1913-ës, kur edhe vritet pak pasi vritet djali i tij Avdurrahman Bej Piraj nga një ekspeditë ndëshkuese e ushtrisë Serbe në Pllavë, Rrethlumë (tani Opojë), ku gjendet dhe varri i tij. Pikërisht ishte koha kur ndodhi edhe Masakra e Brrutit

ReferimetRedakto

  • Robert Elsie: A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris, 2012, ISBN 978-1-78076-431-3, S. 272.
  • Bashkim Iseni: La question nationale en Europe du Sud-Est: genèse, émergence et développement de l'indentité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine. Peter Lang, 2008, ISBN 978-3-03911-320-0, S. 218.
  • Dardan Gashi, Ingrid Steiner: Albanien: archaisch, orientalisch, europäisch. 2. Auflage. Promedia, Wien 1997, ISBN 3-85371-120-0, S. 109 f.

LidhjetRedakto

http://mobile.kosova-sot.info/lajme/224704/masakra-serbe-detyroi-banoret-e-brrutit-te-shperngulen-ne-turqi/

Terrori serbosllav gjatë luftërave ballkanike në Opojë (1912-1913)

http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/lidhja-shqiptare-e-prizrenit-10-qershor-1878/[lidhje e vdekur]