Shadërvani i Prishtinës

monument kulture në Kosovë

Shadërvani i vjetër është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 02 - 278/67.[2]

Shadërvani - Prishtinë
Emri amëtar Sharërvani i vjetër
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
NdërtuarShek. XVII
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar02 - 278/67
Nr. i referencës2964

Vështrim

Redakto

Shatërvani i qytetit gjendet në kompleksin e Prishtinës së vjetër, në pjesën qendrore të qytetit në fillim të rr. “Nazim Gafuri” dhe asaj “Zenel Salihi” në oborrin e Xhamisë së Çarshisë, përkatësisht në anën perëndimore të objektit të Muzeut të Kosovës. Ky shatërvan i dekoruar nga mermeri paraqet objektin e vetëm publik të llojit të këtillë në Prishtinë i cili ka mbijetuar deri më sot. Në bazë të llojit të ndërtimit dhe dekorimit prej mermeri, mund të thuhet se shatërvani është ndërtuar në fund të shek. XVII deri në fillim të shek. XVIII. Zakonet (larjet rituale) kanë kushtëzuar që arkitektura islamike të vendosë shatërvanë në qendër të hapësirave kompozicionale, siç është rasti edhe me shatërvanin e qytetit. Në të kaluarën dhjetëra shatërvanë të ngjashëm publikë kanë qenë të shpërndarë nëpër qytet. Për besimtarët myslimanë ka shërbyer për "abdes" - pastrim para ritualit të namazit, kurse një pjesë e qytetarëve të Prishtinës e kanë përdorur këtë ujë të shatërvanit për ujë të pijshëm. Uji në këtë shatërvan para një dekade e më shumë ka ardhur nga burimet e Gërmisë me gypa nëntokësorë. Shatërvani sot furnizohet me ujë të ujësjellësit të qytetit të Prishtinës. Uji rrjedh nga shatërvani në pllakë të betonit e cila është e rrethuar me 6 pllaka të mermerit me lartësi 77cm dhe gjerësi 80cm. Pllakat janë të dekoruara me rozeta dhe dekore tjera. Shatërvani ka ruajtur vetëm një pjesë të autenticitetit të tij. Në secilën pllakë të mermerit vërehen vrima në mes, të cilat tregojnë se në të kaluarën shatërvani ka pasur zhvillim më të gjerë, mirëpo ngritja e nivelit të rrugës ka mbuluar të dhënat tjera.[3][4]

Shh edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "(PDF) (in Albanian). Kosova Stability Initiative, European Stability Initiative. p. 14. Retrieved 23 February 2014" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Warrander, Gail (2010). Verena Knaus (2010). Kosovo. Bradt Travel Guides Ltd, UK. p. 125. fq. 125. ISBN 978-1-84162-331-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "(PDF) (in Albanian). Kosova Stability Initiative, European Stability Initiative. p. 14. Retrieved 23 February 2014" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto