Shamal
Shamal (arab. شمالية Shamalija; lit. "era veriore") është një erë e nxehtë dhe e thatë që fryn nga veriperëndimi në të gjithë Mesopotaminë, Gjirin Persik dhe pjesët periferike të Arabisë Lindore dhe Iranit perëndimor.
Më së shpeshti formohet gjatë verës si rezultat i një cikloni të theksuar dhe i ngarkuar me rërë të shkretëtirës nga Siria dhe Jordania mund të shkaktojë stuhi të forta rëre në juglindje. Shamalet nuk janë një dukuri e shpeshtë dhe zgjasin nga tre deri në pesë ditë, dhe ndonjëherë ndodhin në dimër.