Shangai

(Përcjellë nga Shanghai)
This is the stable version, checked on 7 mars 2022. 1 pending change awaits review.

Shangai (anglisht: Shanghai) është qyteti më i madh në Kinë, dhe një nga zonat më të mëdha metropolitane në botë, me mbi 20 milion banorë. I ndodhurr në bregun lindor të Kinës qendrore në deltën e lumit Jangce, qyteti administrohet si një bashki e Republikës Popullore të Kinës me status në nivelin e krahinës.

Shangai
上海
Qytet
Pamje e Pudongut, Bundi, Parku JuJuan, Rruga Nanjing, Expozitë
Pamje e Pudongut, Bundi, Parku JuJuan, Rruga Nanjing, Expozitë
Popullsia
 • Gjithsej23,019,148
{{{postal_code_type}}}
200000–202100
Faqja zyrtarewww.shanghai.gov.cn

Fillimisht një qytet peshkimi dhe tekstili, Shangai u rrit në rëndësi në shekullin 19 për shkak të vendndodhjes së tij të favorshme si port dhe si një nga qytetet e hapur për tregtinë e jashtme nga Traktati i Nankinit i vitit 1842. Qyteti lulëzoi si qendër e tregtisë midis lindjes dhe perëndimit, dhe u bë një qendër shumëkombëshe e financës dhe biznesit nga 1930. Pas vitit 1990, reformat ekonomike të paraqitura nga Ten Hsiao Pin rezultuan në ri-zhvillim intensiv dhe financim në Shangai, dhe në vitin 2005 Shangai u bë porti më i madh i mallrave në botë. Shangai mbajti World Expo 2010, ngjarja më e madhe në Kinë që prej Olimpiadës së vitit 2008.

Qyteti është një destinacion turistik i njohur për monumentet e tij historike si Bund dhe Tempulli i Zotit i Qytetit, qendra moderne e tij, në zgjerim të vazhdueshëm, Pudong që përfshin Kullën Orientale Pearl, si dhe për reputacionin e tij të ri si një qendër kozmopolitane e kulturës dhe projektimit. Sot, Shangai është qendra më e madhe e tregtisë dhe financave në Kinën kontinentale, dhe ka qenë përshkruar si shembull i ekonomisë së madhe me rritjen më të shpejtë në botë.

Historia

Redakto

Gjeografia dhe klima

Redakto

Shanghai ndodhet në deltën e lumit Jangce në bregun lindor të Kinës, dhe është pothuajse i baraslarguar nga Pekini dhe Hong Kongu. Bashkia si një tërësi përbëhet nga një gadishull midis lumit Jangce dhe Gjirit të Hangzhout, ishullit Çongming ishulli i tretë më i madh i Kinës, dhe një numër ishujsh të vegjël. Ai kufizohet në veri dhe perëndim nga provinca Jiangsu, në jug nga Provinca Zhejiang, dhe në lindje nga Deti i Kinës Lindore. Qyteti ndahet më dysh nga Lumi Huangpu, një degë e lumit Jangce. Qendra historike e qytetit, zona Puksi, ndodhet në anën perëndimore të lumit Huangpu, ndërsa sektori i ri financiar, Pudong, është ndërtuar në bregun lindor lindor të lumit.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Shangait (6.218 km²) është e rrafshtë, përveç disa kodrave në qoshen jugperëndimore, me një lartësi mesatare prej 4 m mbi nivelin e detit. Pika më e lartë 103 m është në kulmin e ishullit Dajinshan. Qyteti ka shumë lumenj, kanale, përrenj e liqene dhe është i njohur për burimet e pasura me ujë si pjesë e zonës kullimit Taihu.

Shangai ka një klimë subtropikale me lagështi dhe ka katër stinë të ndara. Në dimër, erërat e ftohta të veriut nga Siberia, mund të shkaktojnë që temperatura natën të bjerë poshtë ngrirjes, edhe pse për shumë vite ka pasur vetëm një ose dy ditë reshje bore. Vera në Shangai është shumë e ngrohtë dhe e lagësht, me përmbytje të rastit apo stuhi forta. Qyteti është gjithashtu i ekspozuar ndaj Tajfunëve, asnjë nga të cilët në vitet e fundit nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Stinët më të bukura janë ato të pranverës dhe të vjeshtës, e cila në përgjithësi është me diell dhe e thatë. Shanghai ka mesatarisht 1.878 orë me diell në vit, me temperaturën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë 40 °C (104 °F), dhe më të ulët -12 °C (10,4 °F). Numri mesatar i ditëve me shi është 112 në vit, me muajin të lagësht qershorin.

Economia

Redakto

Demografia

Redakto

Referime

Redakto