Shefqet Kelmendi (Peja, 1930) është shkrimtar nga Kosova dhe njihet si një ndër përfaqësuesit e plejadës së të rinjve intelektualë krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Intelektualët e tjerë të sotshëm që e nisën aktivitetin patriotik në vjeshtën e vitit 1942 janë Ramiz Kelmendi, Viktor Gashi, Kamber Pajaziti, Engjëll Berisha, Skënder Rizaj dhe Osman Basha.

U arratis nga vendlindja drejt Shqipërisë më 1956, ku punoi si arsimtar dhe botoi pjesë të shkrimeve të veta nëpër të përkohshmet letrare të kohës. Më 1984 u dënua me vdekje, por dënimi u rishikua më 1985 dhe iu shndërrua në 25 vite burgim.[1]

Është autor i botimeve "Një brez i veçantë" - Prishtinë, 1993; "Heroina Marije Shllaku" - Tiranë, 1994 ; "Selim Kelmendi, dëshmor i demokracisë" - Shkodër, 1995.

Referime

Redakto
  1. ^ Hoxha, Çelo (2015). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist I-K (PDF). Vëll. IV. Azem Qazimi (bot. 1). Tirana: instituti i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit. fq. 98. ISBN 978-9928-168-01-6. Marrë më 26 korrik 2018.