Skënder Rizaj
Skënder Rizaj (serbisht: Скендер Ризај; Pejë, 1930) është një historian shqiptar, nga Kosova.[1] Ai ka specializuar në historinë e Ballkanit të periudhës osmane.
Jeta
RedaktoSkënder Rizaj në Pejë e ka kryer shkollën fillore (1941) dhe semimaturën (1945), kurse në Prizren shkollën normale (dy kurse pedagogjike: 1946, 1947). Në Shkup e ka kryer Fakultetin Filozofik – dega e Histori (1956), ndërsa në Beograd e kanë dhënë provimin shtetëror për profesor të gjimnazit (1960), për të vazhduar më pastaj në Sarajevë studimet pasuniversitare dhe doktoratën (1965). Në moshë 17-vjeçare angazhohet në ilegalitet, ku e mbante pseudonimin ”Fishkëllima” dhe i takonte organizatës ilegale “Besa Kombëtare”. Gjykata e Qarkut në Prizren në nëntor të vitit 1946 (si nxënës) ia shqiptoi dënimin me 1 vit burgim të rëndë, në bazë të nenit 3/1 të ligjeve të atëhershme në fuqi (Arkivi i Kosovës, Fondi: Gjykata e Qarkut në Prizren, Lënda Penalja nr. 20).
Gjatë vitit 1948 ka shërbyer si mësues në fshatin Gllaviçicë, gjatë viteve 1948-1952 ishte mësues dhe drejtor i shkollës fillore në Pejë, si edhe profesor i gjimnazit (1956-1961). Pastaj kalon në Prishtinë si arkivist i Arkivit të Kosovës (1961-1963), kthehet prapë në Pejë si arsimtar i shkollës fillore (1963 – 1965), më tej bëhet në Prishtinë kalon në asistent, docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar (1965-1987). N në Stamboll merr titullin këshilltar kompetent – specialist (uzmanı) i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të Qeverisë Turke (Başbakanlık Arşivi) (1989-1990). Pas mbarimit të doktoratës, i lidhur shpirtërisht me osmanishten, Dr. Skender Rizaj nuk do të ndalet së hulumtuari dokumente për periudhën osmane te shqiptarët. Krahas gjuhëve orientale, Dr. Skender Rizaj i zgjeroi njohuritë edhe në gjuhën angleze, duke i dhënë mundësi që të bëjë krahasime me dokumente historike nga të dyja anët e botës: orientit dhe oksidentit. Zotërimi i gjuhëve të huaja ia hapi rrugën për hulumtime në biblioteka dhe arkiva në shumë qendra dhe institucione të ndryshme shkencore të Evropës, si në Sarajevë, Beograd, Shkup, Zagreb, Dubrovnik, Prishtinë…, por edhe të Shqipërisë, Italisë, Gjermanisë e të Turqisë, ku ka bërë më së shumti hulumtime (në Başbakanlık Arşivi në Stamboll, në bibliotekat: Bayezid, Süleymaniye, Devlet Kütüphanesi). Ka punuar në hulumtime edhe në Londër (në The Public Record Office, The British Museum, The British Library).[2]
Ishte laureat i një sërë mirënjohjesh dhe çmimesh, në shenj nderimi për veprimtarinë shkencore dhe atdhetare. Profesor Skender Rizajn si personalitet e shquante integriteti i tij i fuqishëm profesional dhe moral. Përkundër shumë sfidave jetësore me të cilat u përball, sidomos në rrafshin politik, ai asnjëherë nuk iu gjunjëzua politikave ditore të regjimit, duke luftuar me ngulmë në interpretimin shkencor të historisë shqiptare dhe kërkesës sublime për bashkimin kombëtar shqiptar. Si personalitet shquhej edhe me modestinë e tij imponuese si në mënyrën e të jetuarit ashtu edhe në komunikimin me bashkatdhetarët kudo që i ka takuar. Andaj edhe amaneti që ia ka lënë familjes ishte që pas ndërrimit jetë, përcjellja e tij e fundit të bëhet në mënyrë sa më modeste, pa ceremonial dhe vetëm me një nderim miqësor në varreza.[3]
Vepra
RedaktoKy artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Veç veprave për shkolla fillore dhe të mesme, ka botuar edhe shumë monografi ndër të tjera edhe këto: “Rudarstvo Kosova i susednih krajeva od XV do XVII veka”, Prishtinë, ZNUKM, (1968).
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze, (1978),
“Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, (1982),
Teksti Universitar “Historia e përgjithshme - Koha e Re (1453-1789), Universiteti i Kosovës, Prishtinë (1985), (përkthyer në arabisht,Jordani 1991),
“Bullgaristan meselesi”, 1989,
“Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë”, Prishtinë, 1991,
“Kosova, Shqiptarët dheTurqit dje sot dhe nesër (Kosova Albanians and Turks Yertestday, Today, Tomorrov Kosova, Arnautlarun dunu bugunu ve yarini Istambull,1993,
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877/1878-1881/85),1998,
“Falsifikimet e historiogrfisë serbe”, Prishtinë, 2004,
“E drejta e shqiptarëve për vetëvendosje”, Prishtinë, 2007,
“Gazetat turke dhe amerikane për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve më 1999, /The Turkish and Amerikan Neëspa pers about Serbian Genocide on Albanians 1999/, Prishtinë 2008,
Shqiptare, Vilajeti i Kosovës1864-1912, /Albanian Villayetes-Vilayetet of Kosova1864-1912, I dhe II,” Prishtinë, 2008, etj., etj.[4]
Referime
Redakto- ^ Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova. Scarecrow Press. fq. 155. ISBN 9780810853096. Marrë më 4 gusht 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Revista Shenja". Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2023. Marrë më 17 janar 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Telegrafi> Vdes historiani Skender Rizaj
- ^ Prof. Dr. Skënder Rizaj historian i përmasave botërore[lidhje e vdekur]