Dervish Reizi njihet si atdhetari dhe kleriku Halvetian beratas që braktisi Parisin për të rigjetur familjen dhe vendlindjen mbas 40 vitesh emigracion politik

Përshkrim

Redakto

Ashtu si në tregimet e moçme të Kutelit, edhe Dervish Reizi nga Berati i veshur me uniformën ku dallohej kapelja fetare ose Taxhi i Dervishit dhe mallin e një jete larg të dashurve pas 1990-ës rigjeti familjen e tij bashkshorten e braktisur dhe të birin që tashmë jeton si profesionist në Shtetet e Bashkuara. Dikur para se të ndërronte jetë Dervish Reizi rrinte pranë miqve dhe bashkohësve nën hijen e një rrapi në qendër të Tiranës në Teqenë e Halvetive ku diskutonte mbi problemet e kombit si dikur parardhësit dhe mësuesit e tij. Ishte Sheh Ali Pazari i cili e rriti si bir dhe i dëfteu rrugën e besimit Islam Halveti . Ishin vitet 40-të kur pas 6 vitesh burgim si klerik atdhetar i ndarë nga gruaja shtatzënë arriti të dalë në ish Jugosllavi dhe më pas të arratisej drejt Francës. Atje së bashku me të vëllanë ngritën një restorant ku i shërbenin me përparësi klientëve shqiptarë të cilët shpesh nuk paguanin prej traditës së mikpritjes. Pranë të tetëdhjetave gjatë një interviste portret Dervish Reizi vlerësonte se familja, Zoti dhe kombi janë kuptimi i jetës

Titullohet "Shkëndija hyjnore" libri i vogël me poezi të përkthyera nga vepra e Rumiut prej tij . Vjersha mistike e tërhoqi gjithë jetën. Sipas Dervish Reizit apo Reiz Shehut Mistika është njësoj si të flasësh për bukuritë e Natyrës . Njeriu ia dedikon një vajze apo natyrës kurse mistikët islamë ia përkushtojnë Krijuesit të gjithësisë. Mistika shprehej përkthyesi dhe kleriku nuk është psikologji por është shkencë të cilën e jetonte praktikisht. Ligjet e Natyrës janë ligjet e Zotit.

Bazuar ne dokumentat qe ndodhen ne Arkivin Shteteror Tirane Fondi 484 para vitit 1950,vertetohet se Reiz Shehu ka qene klerik ne Tarikatin Halveti me Graden Dervish e jo Sheh.