Sheqeri i bardhë
Sheqeri i bardhë, i njohur gjithashtu si sheqer tryeze, sheqer pluhur ose thjesht sheqer, është një substancë e përpunuar që prodhohet nga panxhari i sheqerit ose kallami i sheqerit dhe është i përhapur në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
Sheqeri i bardhë që prodhohet nga kallami i sheqerit (dhe ndonjëherë sheqeri i kaftë) mund të rafinohet duke përdorur qymyr kockash gjatë procesit të rafinimit, nga disa rafineri të kallamit të sheqerit. Për këtë arsye, sheqeri i bardhë nga kallami i sheqerit mund të mos jetë vegan. [1] Ndërkohë, sheqeri nga panxhari asnjëherë nuk rafinohet me qymyr kockash dhe konsiderohet vegan.[2]
Procesi i rafinimit heq plotësisht melasën, duke e bërë sheqerin e bardhë një substancë të pastër saharoze (me një pastërti mbi 99.7%), e cila ka formulën molekulare C12H22O11. Sheqeri i prodhuar nga kallam sheqeri apo panxhar sheqeri është kimikisht i padallueshëm, megjithatë origjina e tij mund të përcaktohet përmes analizës karbon-13 (e ngjashme me datimin e radiokarbonit (karboni-14) të përdorur në arkeologji).[3]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "E keni ditur! Sheqeri i bardhë apo kaf, cilin duhet të përdorni". Sot News | Lajme (në anglishte amerikane). 2024-03-29. Marrë më 2024-12-13.
- ^ "Të vërtetat e sheqerit të errët dhe të bardhë". Periskopi (në anglisht). Marrë më 2024-12-13.
- ^ "Datimi i radiokarbonit". Polarpedia. Marrë më 2024-12-13.