Agjencia e Kosovës për Inteligjencë
(Përcjellë nga Sherbimi sekret kosovar)
Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) është një agjenci civile e inteligjencës e Kosovës përgjegjëse për ofrimin e inteligjencës së sigurisë kombëtare për politikëbërësit e lartë të Kosovës.
Misioni
RedaktoMisioni i AKI-së është identifikimi i kërcënimeve të dëmshme për sigurinë e Kosovës. Kërcënimi për sigurinë e Kosovës në çdo rast konsiderohet kërcënim ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale të dëmshme për Kosovën.
Ky mision realizohet, duke mbledhur dhe analizuar informacione rreth:
- Nxitja, ndihma dhe/ose përkrahja e terrorizmit
- Spiunazh kundër Kosovës ose në dëm të sigurisë së Kosovës
- Sabotim i drejtuar kundër infrastrukturës jetike të Kosovës
- Krimi i organizuar kundër Kosovës ose i dëmshëm për sigurinë e Kosovës në çfarëdo mënyre tjetër, përfshirë edhe pastrimin e parave
- Nxitja e pakënaqësisë në strukturat e sigurisë
- Trafikimi i lëndëve të paligjshme, armëve apo qenieve njerëzore
- Prodhimi ose transporti i paligjshëm i armëve të shkatërrimit në masë, ose përbërësve të tyre
- Trafikimi i paligjshëm i produkteve dhe teknologjive nën kontrollin ndërkombëtar
- Aktivitete që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare humanitare
- Aktet e dhunës apo frikësimit të organizuar kundër grupeve etnike apo fetare në Kosovë
- Çështje që lidhen me kërcënime të rënda për shëndetin ose sigurinë publike[1]
Drejtorët
RedaktoEmri | Prej | Deri |
---|---|---|
Bashkim Smakaj | 2009 | Janar 2015 |
Agron Selimaj | Janar 2015 | 27 Janar 2017 |
Driton Gashi | 8 Shkurt 2017 | 10 Prill 2018 |
Shpend Maxhuni | 20 Prill 2018 | 6 Nëntor 2019 |
Kreshnik Gashi | 25 Nëntor 2019 | 22 Dhjetor 2020 |
Petrit Ajeti | 15 Prill 2021 | Në detyrë |
Lidhje te jashtme
RedaktoUebfaqja Zyrtare: https://aki-rks.org/
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kosovo Intelligence Agency", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-13, marrë më 2022-12-21