Shkëmbimi është një ndërveprim vullnetar mes dy individëve apo dy entiteteve të tjera që shkëmbejnë një zotërim nën pronësinë e vet me një tjetër, duke pasur një përfitim të anasjelltë.

Një nga keqkuptimet që hasen kur fliet për shkëmbimin është se, ai ndodh kur vlera e objekteve që shkëmbehen (tregtohen) është e njëjtë. Megjithatë, nëse vlerat e objekteve do të ishin të njëjta në sytë e të dyja palëve shkëmbimi nuk do të realizohej fare, meqënëse individët nuk do të kishin ndonjë përftim nga shkëmbimi. Kështu, kur ndodh një shkëmbim të dyja palët fitojë diçka nga shkëmbimi : ata kanë një përfitim nga objekti që përfituan nga  tregtia e realizuar. Ky koncept është një nga burimet kryesore të pasurisë, dhe ilustron konceptin e ndarjes së punës.

Shiko dhe

Redakto

Burimet

Redakto