Individi është një person apo një objekt specifik. Individualiteti është gjendja apo cilësia e të qenit një individ, veçanërisht e të qenit një person i ndarë nga persona të tjerë dhe të zotëruarit e nevojave dhe qëllimeve personale. Koncepti i individit është tepër i rëndësishëm në fusha si biologjia, ligji dhe filozofia.

Biologji

Redakto

Në biologji dhe në filozofinë e biologjisë, pyeta se çfarë apo se si përkufizohet një individ është ngushtësisht e lidhur me pyetjen se çfarë është një organizëm, megjithëse ka pasur fare pak punime të kushtuara ndaj nocionit biologjik të individit. Në fushën biologjike, njësi individuale, apo "njësi e seleksionit", mund të konsiderohen edhe gjenet apo gjenomet.[1]

Filozofi

Redakto

Objektivizmi, një sistem filozofik i zhvilluar nga Ayn Rand, e konsideron çdo njeri si të pavarur, si entitet sovran që zotëron të drejta të patjetërsueshme mbi jetën e vet, të drejta që burojnë nga natyra e tij/saj si një qenie racionale.

Objektivizmi (dhe individualizmi) argumentojnë se një shoqëri e civilizuar, apo çdo lloj forme asocimi, bashkëpunimi dhe ekzistenca paqësore mes individëve, mund të eksitojë dhe arrihet vetëm mbi bazat e të njohurit dhe të pranuarit të të drejtave individuale të patjetërsueshme - dhe se një një grup nuk ka të drejta të tjera përpos të drejtave që zotërojnë individët anëtarë të grupit.

Më tej argumentohet se, meqënëse vetëm një individ mashkull ose femër mund të zotërojë të drejta, shprehja të "drejta individuale" është një term redundant dhe se shprehja "të drejta kolektive" është një kontradiktë në vetvete. Të drejtat e një individi nuk janë subjekt i votimit të publikut ; një shumicë nuk ka asnjë të drejtë të mohojë të drejtat e një individi apo një pakice. Funksioni politik i të drejtave të patjetërsueshme është pikërisht mbrojtja e pakicave, përfshirë individin, nga shtypja e shumicave, në çdo formë u paraqitshin këto të fundit.[2][3]

Shiko dhe

Redakto

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Wilson, R (2007). "The biological notion of individual". Stanford Encyclopedia of Philosophy. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ayn Rand, "Individualism". Ayn Rand Lexicon.
  3. ^ Ayn Rand (1961), "Individual Rights". Ayn Rand Lexicon.