Casus belli
(Përcjellë nga Shkas për luftë)
Nga latinishtja casus belli (Shqip: "rast për luftë" apo "shkak për luftë" ose shumës; "shkaqe për luftë") është një akt ose një ngjarje që ose provokon ose përdoret për të justifikuar një luftë. Një casus belli përfshin ofendime të drejtpërdrejta ose kërcënime kundër kombit që shpall luftën, ndërsa një casus foederis përfshin ofendime ose kërcënime kundër aleatit të tij - zakonisht një i lidhur nga një pakt mbrojtës i ndërsjellë. Secili mund të konsiderohet një akt lufte. Një deklaratë lufte zakonisht përmban një përshkrim të casus belli që e ka shtyrë palën në fjalë t'i shpallë luftë një pale tjetër.