Shkencat ligjore, në anglisht forensic sciences është një term gjithë përfshirës për metodat shkencore që aplikohen në shërbim të drejtësisë për ekzaminimin e gjurmëve të krimit dhe identifikimin e autorit të tij.

Etimologjia e fjalës “forensic”, tek termi “forensic sciences” vjen nga “forensis” mbiemër latin, që do të thotë paraqitje e çështjes në publik, përpara një forumi. Në epokën romake, si të akuzuarit për krime dhe akuzuesi, do të jepnin shpjegimet e tyre përpara një forumi i cili, për zgjidhjen e ç'ështjes bazohej në argumentimin më të mirë.

Lindja dhe zhvillimi i shkencave ligjore në Shqipëri [1]

Redakto

Mbi bazën e disa dokumenteve dhe dëshmive të ndryshme, mund të thuhet se elemente të veçanta të Shkencave Ligjore (kryesisht të Kriminalistikës dhe të Mjekësisë Ligjore), kanë qenë të njohura dhe të aplikuara në mënyre spontane, që herët në Shqipëri.

Një gjurmë të shkruar, të lashtë, e gjejmë në kanunin e Lekë Dukagjinit, ku trajtohen disa aspekte kriminalistike (ndjekja e autorit sipas gjurmëve në krimet kundër pronës) dhe mjekoligjore (autopsia në krimet kundër personit).

Ndërkohe, mund të flitet për një aktivitet sporadik në fushën e shkencave ligjore nga viti 1928 kur janë dekretuar ligjet e para për ekzaminimet me karakter mjekoligjor që kryenin mjekët pranë prefekturave dhe bashkive ; ndërsa, specialistë të ndryshëm në polici që kishin njohuri në kriminalistike, aplikonin lloje të veçanta të ekspertimeve daktiloskopike, balistike etj. Veprimtaria e vërtetë, e organizuar dhe e disiplinuar në fushe të shkencave ligjore në Shqipëri ka filluar në vitin 1949, pikërisht me ngritjen e të parit laborator për kriminalistik, ose siç është emërtua në atë kohë Dega Tekniko-Shkencore në Ministrinë e Brendshme. Për ngritjen, drejtimin me nivel shkencor dhe modernizimin e të cilit, një kontribut të çmuar ka dhënë pioner i kriminalistikës shqiptare "Shefki Haxhiu".

Ne vitin 1953, prane Spitalit civil te Tiranes u ngriten Laboratoret e Pathologjise Ligjore dhe te Biologjise mjeksore, drejtuar per gati 30 vjet nga Dr. Bashkim Cuberi.

Ne vitin 1957 u ngriten respektivisht ne Fakultetin e Mjeksise, katedra e Mjekesise Ligjore dhe ne Fakultetin Juridik, ajo e Kriminalistikes e drejtuar nga Prof. Dr. Skender Begeja.

Ne vitin 1960, te dy sherbimet moren karakter kombetar, duke u shtrire fillimisht ne qarqe sipas ndarjes administrative te kohes. Keshtu, per kriminalistiken u krijua Laboratori Qendror Kriminalistik (LQK); ndersa permjeksine ligjore, Byrojae Ekspertimit Mjekoligjor ne qender dhe, laboratore ne ish qarqet.

Ne vitin 1962, prane Byrose se Sherbimit Mjekoligjor fillon punen Laboratori Toksikologjik, unikal ne Shqipëri, themeluar prej farmacistit Gaqo Papadhopulli (1913-1998). Gjithashtu, po kete vit, Prof. Hiqmet Dibra filloi ekspertimet e rregullta psikiatriko-ligjore, te shoqeruara me hospitalizim, aktet dhe arkiven perkatese.

Pas Konferences IV te Shkencave Ligjore, mbajtur me 2-3 nentor ne Tirane, te dy institucionet baze te shkencave ligjore, u ngriten ne nivele institutesh : Instituti i Policise Shkencore dhe Instituti i Mjeksise Ligjore. Filluan veprimtarine e tyre disa eksperte privat dhe u formua Shoqata Shqiptare e Shkencave Ligjore, anetare e forumeve ballkanike, europiane e boterore.

Aktualisht, konfigurimi i Shkencave Ligjore ne Shqipëri, eshte korrespondues, me ato analoge europiane, me disa dallime te vogla, te pranueshme, qe i diktojne kushtet dhe specifikat sociale dhe gjeo-ekonomike te zhvillimit.

Struktura e shkencave ligjore në Shqipëri[2]

Redakto

Disiplinat shkencore që formojnë korpusin aktual “Shkencat Ligjore” :

 
Agents of the United States Army Criminal Investigation Division investigate a crime scene
  1. Antropologjia ligjore
  2. Balistika ligjore
  3. Biologjia ligjore
  4. Daktiloskopia
  5. Ekzaminimi shkencor i dokumenteve
  6. Fotografia ligjore
  7. Kimia ligjore
  8. Dixhitale ligjore
  9. Patologjia ligjore
  10. Psikiatria ligjore
  11. Toksikologjia ligjore
  12. Traseologjia

Secila prej këtyre disiplinave shkencore te shkencave ligjore, është e materializuar në një departament te specializuar, instaluar : disa ne Institutin e Policisë Shkencore dhe, te tjerat ne atë te Mjeksisë Ligjore.

Antropologjia Ligjore

Redakto

Meret me përcaktimin e origjinës dhe identifikimin e mbetjeve skeletike njerezore. Eshtrat e skeletit te njeriut, si objekt studimi janë shekullore,por si mjet identifikimi ligjor janë trajtuar kohet e fundit. Për aresye te qendrueshmeris se madhe te tyre ndaj dekompozimit te shpejte te indeve te buta nga agjentet atmosferike e te kushteve te tjera, mbetjet skeletike mund te japin te dhëna te rëndësishme me karakteristika individuale. Nga ekzaminimi i kockave mund te zbulohet origjina e tyre, seksi, mosha afërsisht, shtati (gjatesia) dhe dëmtimet skeletike (karakteristika te vecanta me vlera te mëdha individualizuese e identifikuese).

Balistika ligjore

Redakto

Studion gjurmët e armeve te zjarrit (ne predha e gezhoja), te municioneve te tyre dhe te mjeteve qe perdoren për ndezjen e lendeve eksplozive. Ndihmese jep balistika ligjore edhe ne percaktimin e kohës, drejtimit e largesise se qitjes, probleme qe shtrohen ne vrasjet me arme zjarri.

Biologjia Ligjore

Redakto

Studion mbetjet biologjike nga lëngjet e trupit dhe indet kockore te njeriut me qellim identifikimi nepermjet ADN te personit viktime ose autor i një krimi. Laboratoret e ekzaminimit te mbetjeve biologjike, nen emërtimit “Biologjia Ligjore”, përgjithësuesish bejne pjese ne strukturat e instituteve kriminalistike.

Daktiloskopia

Redakto

Studion gjurmet e gishtave qe janë kategoria me e rendesishme e gjurmeve ne pamje kriminalistike.

Ekzaminimi shkencor i dokumenteve

Redakto

Synon kryesisht për identifikimin e personit autor i nje doreshkrimi ose nenshkrimit dhe per te zbuluar falsifikimet ne dokumentet e kontestuara.

Fotografia Ligjore

Redakto

Pervec fiksimit te vendit te ngjarjes dhe rezultateve te ekspertizave ligjore, studion teknika kzaminimi te pavarura per identifikimin e personit nepermjet fotografive, te kufomes ne baze te kafkes, etj.

Kimia Ligjore

Redakto

Studion mbetjet e imeta materiale me prejardhje organike ose inorganike (fibra tekstile, grimca xhami, dheu etj), te cilat transferohen reciprokisht nga autori i krimit tek viktima, ne objektet e vendit te ngjarjes, ose prej tyre tek autori.

Dixhitale ligjore

Redakto

Ka për detyre zbulimin, ekzaminimin dhe krahasimin e te dhënave nga mediat elektronike, aparatet foto e video, ose te gjetura ne telefonat mobil, qe lidhen me çështje kriminale e përbejnë prova për çështjet penale. Gjithashtu merret me zhvillimin e algoritmeve e softuerëve për te ndihmuar ekzaminimet ligjore.

Patologjia Ligjore

Redakto

Përfshin ekzaminimin e kufomave ne vdekjet e papritura, jo te zakonshme, te pashpjegueshme, ose te dhunshme. Detyra kryesore e ekspertit mjekoligjor, është përcaktimi i shkakut te vdekjes. Nese ky shkak nuk përcaktohet gjate këqyrjes, behet autopsia.l [3]

Psikiatria Ligjore

Redakto

Studion rportin ndermjet psikikes njerëzore dhe zbatimit te ligjit. Për çështjet civile, ekspertet psikiatër ligjore përcaktojnë nese personat janë kompetente për te marre vendime, te mbajnë përgjegjësi dhe te shprehin vullnmetin për te administruar pasurinë ose qe refuzojne trajtimin mjekësor. Ne çeshtjet kriminale percaktohet shkalla e pergjegjshmerise se autoreve për te gjykuar.[4]

Toksikologjia Ligjore

Redakto

Merret me analizat e lëngjeve te trupit për te përcaktuar praninë ose mungesën e alkoolit, drogës dhe te helmeve. Ndihmon ekspertimin mjekoligjor ne studimin e demtimit te shendetit dhe te vdekjes se personit qe ndodhin nga helme te ndryshme,prejardhjae tyre mund te jete aksidentale(sidomos tek femijet e vegjel,te dehurit) vetevrasje(tek personat me depresjon ose semundje psikike) ose vrasje

Traseologjia

Redakto

Studion gjurmet e kembeve, te mjeteve te transportit, te veglave te thyerjes dhe ato me pak te ndeshura ne praktike si gjurmet e vesheve, te dhembeve, te buzeve, te thonjve e te cdo objekti tjeter, pamjen e jashtme te te cilit ato pasqyrojne. Ne grupin e shkencave ligjore, ne shume vende, perfshihen edhe dy fusha te rendesishme te ekspertizës

  1. Ekspertimi kontabel dhe
  2. Ekspertimi autoteknik.

Ato, megjithëse mbulojnë drejtime shume te rëndësishme te punës dhe janë mjaft te zhvilluara, nuk janë integruar akoma ne grupin e shkencave ligjore.

Trinomi shkencat natyrore, shkencat teknike dhe shkencat mjekësore, burim i lindjes dhe zhvillimit te shkencave ligjore, janë ne një progres te pandalshem teknologjik. Ashtu siç ka ndodhur deri tani, realizime te ndryshme teknologjike te këtyre shkencave, kur aplikohen për te zgjidhur probleme qe i dalin drejtësisë, mund te bëhen shtrat i lindjes se disiplinave te reja te shkencave ligjore.

Disiplina te tjera te shkencave ligjore, akoma te pa materializuara ne laboratore

Redakto

• Arkeologjia ligjor është aplikimi i një kombinimi te teknikave arkeologjike me ato te mjekësisë, në funksion të zbatimit te ligjit.

• Astronomia ligjore përdor metoda te astronomisë për te percaktuar kostelacionet qiellore në funksion të zbatimit te ligjit.

• Botanika ligjore është studimi i jetës së bimëve, me qëllim për të fituar informacion në lidhje me percaktimin e kohës dhe vendit ku ka ndodhur krimi.

. Entomologjia ligjore, studion lidhjen e insekteve me një çeshtje kriminale.

• Gjeofizika ligjore është aplikimi i teknikave gjeofizike të tilla si radaret për zbulimin e objekteve të fshehura nën tokë apo nën ujë.

• Gjeologjia ligjore ka të bëjë me ekzaminimin e mbetjeve te tokave, mineraleve dhe naftës, kuar ato administrohen si prova te një krimi.

• Gjuhësi ligjore merret me çështjet që, në sistemin ligjor, kërkojnë ekspertizë gjuhësore.

• Inteligjenca ligjore fillon me mbledhjen e të dhënave dhe përfundon me integrimin e rezultateve për analizën e krimeve nën hetim.

. Inxhinieritë ligjore ndihmojnë ne analizën e mbetjeve te ndryshme materiale te administruara si prova ne ngjarje aksidentale ose kriminale.

• Limnologjia ligjore merret me analizën e provave të mbledhura nga vendi i ngjarjes në/ose rreth burimeve me ujë. Ekzaminimi i organizmave biologjike, të diatoms ne veçanti, mund të jenë të dobishme për te lidhur te dyshuarit me viktimat.

• Meteorologjia ligjore përfaqëson një analize specifik te kushteve të motit ne momentet e ngjarjes.

. Odontologjia ligjore, jep te dhëna e informacione për identifikimin e viktimave, sidomos kur trupat janë copëtuar ne një katastrofe, na varrezat masive, etj.

• Optometria ligjore konsiston ne studimin e syzeve dhe mjeteve te tjera optike te përdorura ne skenat e krimit .

. Psikologjia ligjore, studion profilin psikologjik te autorit dhe viktimës, me qellim ti japë ndihmese hetimit te çeshtjes, por ne mënyre te veçante për te ndihmuar gjykatën te japë vendime te drejta për shkallen e fajsise ose pafajsise se autorit.

• Sizmologjia ligjore është studimi i teknikave për të dalluar sinjalet sizmike të gjeneruar nga shpërthimet bërthamore nëntokësore nga ato të krijuara nga tërmetet, e fenomenet e tjera atmosferike.

Eksperte te njohur - themelues te shkencave ligjore shqiptare

Redakto

Shiko gjithashtu (Institucione te shkencave ligjore ne Shqipëri)

Redakto
  • Shoqata Shqiptare e Shkencave Ligjore
  • Instituti i Policisë Shkencore
  • Instituti i Mjekësisë Ligjore
  • Qendra Shkencore për mbrojtjen e individit “The experts”

Revista

Redakto
  • East Europe Report, No.2015 JRPS,page 1, maj 1982 - Estref Myftari "About Some Matters of the Struggle Against the. Falsifications";
  • “Shkenca dhe Jeta”, Nr. 2/1988, f. 44 dhe, Nr. 3/1988, f. 60 - E.Myftari “Kriminalistika - Shkenca e zbulimit te krimeve dhe identifikimit te autoreve te tyre”;
  • “Tribuna Juridike” Nr. 30 (3) /2001 f. 21 E. Myftari “Niveli aktual dhe perspektivat e zhvillimit te shkencave ligjore ne Shqipëri” - Nr. 50 (5)/2004 E. Myftari: “Bashkepunimi nderkombetar ne Shkencat Ligjore”;
  • “Mjeksia Ligjore” Nr 1/2004, f. 17 E. Myftari “Korrelacioni Kriminalistike-Mjeksia Ligjore”, Nr. 3/2005, f. 35“Etika Profesionale ne Shkencat Ligjore” ;
  • “Ligji” Nr. 8/2002, f.20 E. Myftari “ Ekspertiza ligjore ne funksion te mbrojtjes se lirive e te drejtave te shtetasve” ;

vijon...


Referime

Redakto
  1. ^ “Konferenca IV e Shkencave Ligjore”, red: E. Myftari, F. Harito, S. Meksi, I. Mandro: - Shtypshkronja “At Gjergj Fishta” - Tirane, 2000
  2. ^ Estref Myftari “Kriminalistika” botim i “UFO Press, ISBN 978-99956-19-18-3, f 424 – Tirane 2008
  3. ^ Bashkim Cuberi “Mjekësia Ligjore”, Tiranë 1972, 1975, 1981, 414 faqe
  4. ^ Hiqmet Dibra “Ekspertimi psihiatriko- gjyqësor”, botim i “ Naim Frashëri”, Tiranë, 1962, 80 f.