Shkodra Elektronike

dyshe muzikore shqiptare

Shkodra Elektronike janë një dyshe muzikore elektropop shqiptare e themeluar në vitin 2018 në Shkodër. Grupi përbëhet nga këngëtarët Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji.[1]

Shkodra Elektronike
PrejardhjaShkodër, Shqipëri
ZhanretFolktronica
Vitet aktive2019–aktualisht
LabeliAlt Orient
Anëtar/ët
  • Kolë Laca
  • Beatriçe Gjergji

Ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2025 me këngën "Zjerm".

Historia

Redakto

Dyshja rrjedh nga Shkodra në Shqipërinë veriore si imigrantë që u rritën në Itali. Ata fituan popullaritet në Shqipëri përmes lëshimit të këngëve të suksesshme si "Ku e Gjeta Vedin" dhe "Synin si Qershia" në 2020.[2][3] Ata filluan pastaj të performojnë nëpër festivale të ndryshme.

Në 2022, lëshuan EP-në e tyre të parë, Live @ Uzina, me këngën e shquar "Turtulleshë".

Diskografia

Redakto
  • 2022 – Live @ Uzina

Këngë të përveçme (Single)

Redakto
  • 2020 – "Ku e Gjeta Vedin"
  • 2020 – "Synin si Qershia"
  • 2022 – "Turtulleshë"
  • 2023 – "Vaj si kenka ba dynjaja"
  • 2024 – "Zjerm"

Referime

Redakto
  1. ^ "Shkodra Elektronike" (në anglisht).
  2. ^ "Shkodra Elektronike" (në italisht). Marrë më 2023-11-02.
  3. ^ "Clubbing e vibrazioni balcaniche: in anteprima il video di "Synin si Qershia" degli Shkodra Elektronike". Billboard Italia (në italisht). 2020-10-20. Marrë më 2023-11-02.

Lidhje të jashtme

Redakto
Çmimet dhe arritjet
Parardhësi 
Besa
me "Titan"
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës
2025
Pasardhësi 
TBD