Objekti i shkollës fillore "Elena Gjika" (Prishtinë)
Objekti i shkollës fillore "Elena Gjika" është njëri ndër objektet më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Prishtinës dhe që nuk e ka ndërruar destinimin që prej fillimit e deri më sot.[1]
Objekti i shkollës fillore "Elena Gjika" | |
---|---|
Lloji | Arkitektuale |
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Ndërtuar | XX |
Emri zyrtar: Monument | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 2013 |
Nr. i referencës | 2712 |
Historiku dhe përshkrimi
RedaktoNdërtesa e shkollës fillore “Elena Gjika” gjendet në këndin që lidh rrugën “Zenel Salihu” dhe rrugën ish “Emin Duraku”, që shtrihen në kufijtë e zonës historike të qytetit të Prishtinës. Shkolla fillore “Elena Gjika” është ndërtuar në fillim të shek. XX me një stil të ndikuar nga arkitektura austro-hungareze. Është ndërtuar në mënyrë tradicionale me sistem të konstruksionit masiv. Kombinimi i hapjeve katrore dhe harkore në fasadë e bëjnë të veçantë këtë ndërtesë në këtë hapësirë urbane të qytetit. Ndërtesa ka ruajtur masën dhe volumin e saj origjinal, mirëpo me kohë ka pësuar edhe ndryshime: në fasadë është bërë zëvendësimi i dritareve të vjetra me dritare të reja prej materialit të plastikës, të cilat e kanë ruajtur formën dhe ndarjen strukturore të krahëve, si dhe është bërë riparimi i kulmit të ndërtesës. Ndërtesa i ka ende të ruajtura dekoret plastike në fasadën ballore të saj. Që nga ndërtimi e deri më sot nuk e ka ndryshuar funksionin e saj shkollor.[2]
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 10 maj 2017 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ 70 vjetori i Elena Gjikës, Shkolla e parë shqipe në Prishtinë, 2 prill 2015, Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine http://ripost.net/, 10.07.2016.
- ^ Shkolla fillore "Elena Gjika" (Prishtinë), Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine 10.07.2016.