Shkolla Fillore "Gjon Serreçi" Ferizaj
Shkolla e tretë fillore u themelua vitin 1960-61, në ndërtesën e Shkollës së nxënësve në ekonomi, e cila gjendej në Pjesën lindore të qytetit, në afërsi te nxënësve të medresës, ku në këtë vend gjendej edhe mulliri, ne afërsi të stacionit hekurudhor. Nxënësit erdhën nga Shkollat fillore" Tefik Çanga" dhe "Peko Tepavçeviq", nga - katër paralele. Mësuesit e parë ishin: Petar Radunoviqi, Matej Serreçi,. Vera Katiniqi, Sylejman Riza, Sami Soveja etj. Drejtori parë kësaj shkolle ka qenë Ndoc Deda, ndërsa zëvendës drejtor Zagorka Vuçkoviqi. Ndihmës nëpunësi ishte Sveta Katorçeviqi. Shkolla ka punuar në rangun e ciklit te ulet prej klasës I-IV. Pas skadimit të afatit të ish drejtorit, për drejtor të ri u emërua Lepka Sheshlia, ndërsa për zëvendës Sami Sojeva dhe Mustafë Idrizi. Shkolla kishte sekretarin dhe arkëtarin e vet, funksion të cilin e kryente Veselinka Vishnjiq. Me rastin e shtimit të numrit të nxënësve, prapë problem akut u bë lokali shkollor, prandaj Kuvendi Komunal bëri një gjest human ku e liroi ndërtesën e ish normales dhe kështu dukshëm u zbut problemi i lokalit shkollor, sepse në këtë shkollë gravitonin nxënësit e rajonit të tretë dhe te katërt të qytetit. Mësimi zhvillohej në dy gjuhë: në Gjuhën Shqipe dhe serbokroate. Lirimi i ish ndërtesës së shkollës normale është bërë në vitin 1963/64.Me migrimin e popullsisë nga fshatrat dhe nga terrenet e territorit te krahinës u arsyeshme q shkolla te zgjerohej dhe ta ketë ciklin e larte. Sipas te gjitha gjasave numri paraleleve ishte rritur shumë, prandaj kërkohej që edhe kuadri profesional te rritej edhe te bëhej seleksionimi adekuat.
NUMRI I PARALELEVE
MËSIMI LËNDOR MËSIMI KLASORË
SHOIPTARE SEREBE SHOIPTARË SERBE 8 paral. 3 paral,. 8 paral, 3 paral.
NUMRI I NXËNËSVE
NE FILLM TË VITIT SHKOLLORË NË FUND TË VITIT SHKOLLOR SHQIPTARE SERBE SHQIPTARË SERBË 320 124 320 124
Mësuesit e pare te shkollës kanë qenë: 1.Petar Radullovigi, i notuar, 2.Vukosava Stojkoviqi, e notuar, 3.Aleksander Bullatovigi, i notuar, 4.Vera Katniqi, e notuar, 5.Antoneta Karahasani, e notuar, 6.Matej Serçi. i notuar, 7.Sami Soveja, i notuar, 8.Sylejman Riza, i notuar, 9.Jusuf Hyseni, i panotuar, 10.Huma Jusufi, e panotuar, 11.Emine Salihu, e panotuar.
Vjen të përmendet se mësuesit e panotuar kanë qenë të pakualifikuar, ndërsa ata të notuarit kanë qenë të kualifikuar dhe kanë qenë të notuar nga ana e lnspeksionit të Kuvendit Komunal, si notues i personelit arsimor.
Referime
Redakto- ^ Ratkoceri, Qemal; Marveci, Ruzhdi (2007). Shkollat Në Komunën e Ferizajit (bot. Edicioni i parë). Ferizaj: Intergraf.