Shkolla e Miletit
Shkolla e Miletit është emërtim me të cilin quhen mësimet e tre filozofëve helenë nga qyteti antik Milet, i cili ndodhej në bregun perëndimor të Azisë së Vogël dhe në shekullin e VI p.e.s. përfaqësonte një qendër të rëndësishme tregtare dhe kulturore të asaj kohe. Këta tre filozofë janë: Talesi, Anaksimeni dhe Anaksimandri. Ata paraqitën ide të reja për kohën e tyre e të cilat ishin në kundërshtim me pikëpamjet mbizotëruese mbi origjinën dhe strukturën e botës, në të cilën fenomenet natyrore shpjegoheshin kryesisht nga ndikimi dhe veprimi i hyjnive antropomorfe. Shkolla Miletiane nganjëherë identifikohet me termin shkollë joniane (filozofë jonian), e cila në fakt përfshin edhe mendimtarë të tjerë nga Jonia (Ionia),[1] të tillë si, për shembull, Herakliti e ndonjë tjetër.
Shih edhe
RedaktoShënime
RedaktoKy artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ Është fjala për rajonin historik nga antikiteti të njohur me emrin Ionia e i cili ndodhej në bregdetin jugperëndimor të Anadollit të sotëm