Shkolla e mesme
Shkolla e mesme është një institucion edukativo-arsimor i cili ofron arsim të mesëm. Me këtë emër quhet edhe vet objekti ku ndodh ky proces. Disa shkolla të mesme mund të sigurojnë edhe arsimin e mesëm të ulët dhe (të lartë) arsimi i mesëm (nivelet 2 dhe 3 sipas shkallës ISCED), por këto mund të jepen edhe në shkolla të veçanta, siç është p.sh. në shkollën e mesme amerikane sistemi i ashtuquajtur shkollë e mesme e lartë - high school system.
Shkollat e mesme zakonisht vijojnë pas shkollave fillore dhe të dërgojnë në arsimin e lartë ose profesional. Frekuentimi është i detyrueshëm në shumicën e vendeve për nxënës të moshave ndërmjet 11 dhe 16 vjet. Organizimi, ndërtesat, dhe terminologjia janë pak a shumë unike në secilin vend.[1][2]
Nivelet e arsimit
RedaktoNiveli | ISCED 2011 | Përshkrimi | Niveli korrespondues sipas ISCED 1997 |
---|---|---|---|
0 | Edukimi në fëmijërinë e hershme (01 Zhvillimi edukativ në fëmijërinë e hershme) | Arsimi i projektuar për mbështetjen e zhvillimit të hershëm në përgatitje për pjesëmarrjen në shkollë dhe në shoqëri. Programet të dizajnuara për fëmijët nën 3 vjeç. | Asnjë |
0 | Edukimi në fëmijërinë e hershme (02 Para arsimit fillor) | Arsimi i projektuar për mbështetjen e zhvillimit të hershëm në përgatitje për pjesëmarrjen në shkollë dhe në shoqëri. Programet të dizajnuara për fëmijët nga mosha 3 deri në fillimin e arsimit fillor. | Niveli 0: arsimi parashkollorë. |
1 | Arsimi fillor | Programet zakonisht të projektuara për të pajisur nxënësit me shkathtësitë themelore në lexim, shkrim dhe matematikë, dhe për të krijuar një themel të fortë për mësimnxënie. | Niveli 1: arsimi fillor ose fazën e parë të arsimit bazë. |
2 | Arsimi i mesëm i ulët | Fazs e parë në arsimin e mesëm të ngritur mbi arsimin fillor, në mënyrë tipike me më shumë përmbajtje të orientuar mësimore. | Niveli 2: arsimi i mesëm ose faza e dytë e arsimit bazë. |
3 | Arsimi i mesëm i lartë | Faza e dytë/faza përfundimtare e arsimit të mesëm si përgatitje për arsimit e lartë ose dhënien e aftësive përkatëse për punësim. Zakonisht me një rritje të gamës së përmbajtjeve mësimore. | Niveli 3: arsimi i mesëm i lartë |
4 | Arsimi post-sekondar jo terciar | Programet ofrojnë përvoja mësimore të ngritura mbi arsimin e mesëm dhe për përgatitje për tregun e punës ose arsimin e lartë. Përmbajtja është më e gjerë se në arsimin e mesmëm, por jo aq e ndërlikuar sa që është në arsimin terciar. | Niveli 4: Post-sekondar jo terciar |
5 | Arsim i shkurtër terciar | Programe të shkurtëra terciare të arsimit, programe të cilat janë në mënyrë tipike të bazuar praktikisht, profesione specifike dhe përgatitje për të hyrë në tregun e punës. Këto programe do të mund të sigurojnë edhe rrugë të tjera të programeve në arsimin e lartë. | Niveli 5B: Faza e parë e arsimit terciar: zakonisht më e shkurtër, më praktike/teknike/profesionale dhe programe specifike që shpie në kualifikime profesionale. |
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- OECD Standardised designs (2011)Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
Referime
Redakto- ^ "International Standard Classification of EducationI S C E D 1997". www.unesco.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Iwamoto, Wataru (2005). "Towards a Convergence of Knowledge Acquisition and Skills Development". uis.unesco.org. UNESCO. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 janar 2019. Marrë më 11 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)