Shkumë i furrës
- Përgatitja. Rrihni mirë të bardhat e vezëve dhe bashkojani me shumë delikatesë marmalatës së kajsisë. Hidheni përgatesën në një tavë dhe me ndihmën e lamës së thikës jepini pak a shumë formën e një koni. Vendoseni në furrë në 175°C dhe hiqeni kur ,duke futur një kunj druri në të, ky të dalë i pastër. Ftoheni dhe shërbeheni me kremin anglez (shiko tek kremrat).