Shoqëria Shqiptare "ILIRIA" në Lion është shoqëri e mërgatës që jetojnë në Francë. Shpoqëria është themeluar nga grupi i bashkatdhetarëve në Lion më 10 qershor 2003.

Vitin e parë të saj, ajo u udhëhoq me një kryesi të dalur nga Këshilli Nismëtar që u përkrah edhe nga Mbledhja Themeluese e saj. Në Mbledhjen e Parë të Përgjithshme të saj u aprovuan dokumentet dhe statuti i Shoqërisë. Në Mbledhjen e Dytë të Përgjithshme u plotësuan dokumentet e Shoqërisë si dhe u zgjerua Kryesia e saj me anëtarë të rinj të zgjedhur në mesin e anëtarësisë së gjerë.

Ndër veprimtaritë kryesore të kësaj Shoqërie mund të përmendim organizimin e shënimit të Festave të nëntorit, dyjavëshin kulturor shqiptar në Lion, aktivitetet rinore të Shoqërisë, krijimi i marrëdhënieve me personalitetet në mesin e mërgimtarëve shqiptarë por edhe atyre francezë, realizimi i koncertit në bashkëpunim me shkollën e muzikës VIHUELA të Prishtinës e të tjera.

Në nëntor 2007 Shoqëria jonë në bashkëpunim me Shoqërinë « Fëmijët Shqiptarë » nga Saint Chamond organizoi shënimin e festave të nëntorit.

Më 4 dhjetor 2007, Në bashkëpunim me Shoqërinë France Albanie, u organizua mbrëmja e përbashkët për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shoqëria Shqiptare vazhdimisht është në kontakt me institucionet franceze për të tërhequr vëmendjen përmes letrave të saja për zhvillimet në tokat shqiptare.

Letra e fundit iu nis Kryetarit të Republikës së Francës, Kryetarit të Kuvendit të Francës si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për mbështetjen që i është dhënë Kosovës deri në Pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008.

Gjithashtu ajo bëri një punë të rëndësishme në kontaktet tjera me organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Francës. Shoqata Shqiptare Iliria në Lion ekziston që prej vitit 2003. Qëllimi kryesor i saj ishte që të mbështese komunitetin shqiptar në Lion dhe në krahinën e Rhône Alpes në France dhe për t’i ndihmuar shqiptarët për t’u integruar në shoqërinë franceze.

Kremtimi i Festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas i Pavarësisë së Kosovës janë nga ngjarjet më të rëndësishme që bashkojnë shqiptarët e pranishëm çdo vit në një sallë të madhe që na vihet në dispozicion nga bashkia e qytetit.

Aktualisht Shoqata Shqiptare Iliria është bërë pikë referimi për shumë institucione e shoqata që na kontaktojnë për të ngritur projekte të përbashkëta ose t’i ndihmojmë që të gjejnë partnerë në Shqipëri për projektet e tyre. Mes tyre mund të përmendim : Aleanca Franceze në Lion, Trupi Konsullor, Bashkia e Qytetit, Shoqata Ndërkombëtare e Krahinave Frankofone, Lidhja e shkrimtarëve të Krahinës Rhône-Alpes, Shoqata Europe et Cie, Shoqata “Një mijë e një gjuhë”, shoqata “FrançAlbanie”, Dhoma e Tregtisë, shkolla si dhe pranë udhëtarëve që na kontaktojnë për të na kërkuar këshilla për të bërë turizëm në Shqipëri.

Aktualisht shoqata ka rreth 500 anëtarë dhe komiteti drejtues i saj është i përbërë vetëm nga vullnetarë.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto