Shoqata e Alpeve Shqiptare shkurtesa SHASH është Organizatë jo Qeveritare dhe jofitimprurëse e drejtuar nga Kujtim Onuzi. Shoqata është gjithashtu jo politike dhe jo fetare e specializuar në fushën e studimeve, publikimeve shkencore dhe njohjes së natyrës, mbrojtjes së mjedisit malor shqiptar, të ngjitjeve malore, të alpinizmit, të kacavjerjeve shkëmbore, të ecjeve me ski, të çiklizmit malor, të sporteve në lumenj malorë, dhe e zhvillon aktivitetin e saj në përputhje me legjislacionin shqiptar si dhe me dispozitat e parashikuara nga Statuti. Shoqata do të punojë në koordinim të plotë me Institucionet Publike, me Organizatat Jo Qeveritare Shqiptare dhe të Huaja, me shoqërinë Civile dhe me Komunitetin Lokal për realizimin e objektivave.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto