Shoqata shqiptare e bankave

This is the stable version, checked on 31 janar 2017. 1 pending change awaits review.

Shoqata Shqipatare e Bankave është një shoqatë jo-fitimprurëse, që përpiqet të promovojë standardet më të fundit bankare të anëtarëve të saj, zhvillimin, stabilitetin dhe efektshmërinë e sistemit bankar shqiptar në përgjithësi, duke kontribuar kështu në përparimin e ekonomisë shqiptare. Shoqata Shqiptare e Bankave është organi përfaqësues, që kontribuon në formulimin e propozimeve ligjore ose në komitete teknike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Si e tillë, ajo ka dhënë kontributin e saj praktik në konturimin dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore e rregullatore, me anë të së cilës bankat tregtare operojnë në Shqipëri, harmonizimin e legjislacionit ekonomiko-financiar shqiptar me legjislacionin europian.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të anëtarëve të saj, Shoqata Shqiptare e Bankave punon për vlerësimin dhe prosperitetin e shërbimeve financiare si dhe rritjen e potencialit të burimeve njerëzore në tregun bankar shqiptar. Për komunikimin e pikëpamjeve dhe ideve, Shoqata punon me Bankën e Shqipërisë, autoritetet e shërbimeve financiare, Qeverinë dhe institucionet europiane e ndërkombëtare.

Historiku

Redakto

15 prill 1999 – Nëntë banka private krijojnë në Tiranë, Klubin Shqiptar të Bankierëve. Themeluesit miratojnë statutin, zgjedhin organet drejtuese dhe kryetarin e Klubit.

27 Mars 2001 – Bankat krijuese të Klubit Shqiptar të Bankierëve së bashku me 4 banka të tjera të anëtarësuara më vonë, duke vleresuar rritjen e aktivitetit bankar dhe ritmet e tij të zhvillimit, vendosën të krijojnë Shoqatën Shqiptare të Bankave. Ndryshohet statuti, zgjidhen anëtaret e rinj të Bordit Ekzekutiv dhe kryetari i Shoqatës.

12 dhjetor 2002 - Bordi Ekzekutiv adopton strukturën organizative dhe krijohen tre komitete: Komiteti Operacional, Komiteti Financiar dhe Ligjor, me përfaqësues nga të gjitha bankat anëtare. Miratohet misioni dhe objektivat e secilit komitet.

26 Mars 2003 – Anëtarët e Shoqatës vendosin të bëjnë disa ndryshime në statutin e Shoqatës, duke lejuar kështu “rizgjedhjen e anëtareve të Komitetit Ekzekutiv”. Gjithashtu, një ndryshim në strukturë do të eleminojë Sekretarinë e AAB, duke krijuar një Sekretariat, i cili do të veprojë me vete.

23 prill 2003 – Në bazë të kërkesës së saj dhe plotësimit të kushteve, Shoqata Shqiptare e Bankave pranohet si “Anetare e Asociuar”, në Federatën Europiane të Bankave në Bruksel, Belgjikë. Ky moment u arrit si rezultat i bashkëpunimit me Shoqatën Italiane të Bankave, Shoqatën Helenike të Bankave dhe Shoqatën e Bankave Tregtare të Bullgarisë dhe Kroacisë. Kjo është përpjekja më e rëndësishme në aspektin e bashkëpunimit me organizatat bankare ndërkombëtare dhe hap i mëtejshëm drejt integrimit në strukturat e industrisë bankare europiane.

14 korrik 2004 – Anëtarët e shoqatës mblidhen pranë zyrave të Sekretariatit të AAB. Ky moment është shumë i rëndësishëm, pasi Sekretariati fillon të bëhet gjithnjë e më operacional.

16 Mars 2005 – Emërohet për herë të parë Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, duke shënuar një hap të mëtejshëm cilësor në funksionimin e Sekretariatit të AAB, sipas modelit ndërkombëtar të shoqatave të bankave.