Shpatat e Kosovës
Shpatat e Kosovës thirrej klubi i futbollit i formuar në maj 1925 në Gjakovë.[1]
Kryetar i parë i klubit “Shpata e Kosovës” ka qenë Faik Dushi. Ndeshjet e këtij ekipi zhvilloheshin në livadhet e quajtura “Rezina”, kurse nga viti 1926 ndeshjet i zhvillonte në fushat e “Bajram Pashës” tani parku i qytetit.
Për fillim, ekipi nuk zhvillonte takime zyrtare, pasi në qytet nuk kishte ekip tjetër të organizuar. Klubi ka qenë i legalizuar te organet e pushtetit të atëhershëm, por nuk ka disponuar me rregullore të posaqme. Kështu edhe nuk ka mundë të zhvillojë takime me klubet e qyteteve tjera të Kosovës.
Në muajin prill të vitit 1926, klubi filloi të zhvillojë ndeshjet e para zyrtare me të vetmin kundërshtar, klubin e sapo formuar “KF Pashtrik”.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ TRADITA E GJAKOVARËVE PËR FUTBOLLIN Arkivuar 31 maj 2010 tek Wayback Machine më 17 korrik 2009 në gazeten Gjakova press.