Shpella e Gadimes ose Shpella e Mermerit është një shpellë e gurit gëlqeror në fshatin Gadimja e Poshtme, pranë Lipjanit në Kosovë. Ajo vizitohet nga shumë turistë gjatë vitit.

Shpella e Gadimes

Vështrim

Redakto

Shpella e Gadimes është e lartë 1500 metra, ndërsa për vizitorët lejohen të shihen vetëm 1300 metrat e para të shpellës. Kjo sepse për pjesën tjetër të shpellet, akoma nuk janë bërë të mundshme kalimet. Kjo shpellë i ka tre kate, katin e parë që lejohet për vizitorët, katin nënujor dhe katin e sipërm. Temperaturat në shpellë janë gjithmonë konstante dhe ato sillen nga 11 deri në 13 gradë Celsius. Edhe gjatë muajve të nxehtë të verës, kur temperaturat janë tejet të larta jashtë, në shpellë temperature mbetet 13 gradë Celsius.

Brenda shpellës ka edhe dukuri të tjera natyrore sic është liqeni madhësia e të cilit është 15 deri 25 metra. Kristalet e rralla që gjenden në këtë shpellë nuk mund të gjenden në asnjë shpellë tjetër në botë, vlera dhe vjetërsia e të cilave është nga 30,000 deri në 80,000 vjetë. Cka e karakterizon edhe më shumë këtë shpellë, është se nga kristalet që gjenden brenda, vetvetiu janë formuar simbole dhe portrete si ato të peshkut, mjekrra e Skënderbeut, gjarpëri, Romeo dhe Zhulieta etj.[1]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto


42°28′48″N 21°12′20″E / 42.480067°N 21.205507°E / 42.480067; 21.205507

Referime

Redakto
  1. ^ KultPlus (2018-04-13). "Shpella e Gadimës, shpella e vetme e mermerit në Evropë". KultPlus. Marrë më 2024-11-26.