Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Shpella e Konispolit e njohur nga vendasit edhe me emrin Shpella e Kreshmoit (Kërçmoit), ndodhet pranë majës së malit të Saraqinit, në një lartësi prej 400 metrash mbi nivelin e detit. [1]

Vështrim

Redakto

Hyrja e Shpellës së Konispolit sheh nga perëndimi dhe të çon në dy korridore të gjera 26 metra me 24 metra dhe me lartësi të tavanit 6 metra, duke krijuar mjedise shumë të përshtatshme për banim. Gërmi- met e bëra në një sip. prej 20 m2, e thellësi maksimale të shtresës kulturore 4,20 m, dhanë lëndë arkeologjike të pasur e me shtrirje shumë të gjatë kohore. Fillimet e banimit të Shpellës së Konispolit i takojnë Paleolitit të lartë përfaqësuar nga vegla guri atipike. Në bazë të hulumtimeve metodike karbonike, shtresa datohet 26.370 vjet më parë. Ajo ndiqet nga një shtresë kulturore me vegla stralli tipike mezolitike, që datohen 7.630 vjet p.e.r. Shtresat e tjera i takojnë epokës së Neolitit, Eneolitit, Kohës së Bronzit dhe Kohës së Hekurit ato janë veçuar mbi bazën e prodhimeve të qeramikës. [2]

Vazhdimësia e banimit të shpellës, nga Koha e Bronzit në atë të Hekurit është një e dhënë e re nga treva më jugore e vendit, që mbështet tezën e lashtësisë dhe autoktonisë së ilirëve. Në hyrje të shpellës, mbi sipërfaqe u gjetën shumë enë e fragmente enësh dhe terrakota të shek. III–II p.e.r. Me vlerë për Shpellën e Konispolit janë të dhënat e zooarkeologjisë dhe të paleobotanikës, të cilat përcaktojnë edhe karakterin e ekonomisë. Gjetja e grurit të karbonizuar dhe e kockave të kafshëve të buta në shtresën e Neolitit të hershëm, dëshmon për fillimet e bujqësisë e blegtorisë, çka do të thotë se territori i Shqipërisë Jugore përfshihej në një ansambël agrokulturor tipik për Neolitin e Mesdheut. Ndërmarrja e gërmimeve të reja pritet të sjellë të dhëna të tjera për një njohje më të plotë të kulturave protohistorike të Shpellës së Konispolit.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2525. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  2. ^ https://www.shqiperia.com/blog/shpella-e-konispolit-shpella-e-kreshmoit/
  3. ^ https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1996_num_26_1_1666