Shpellat e Shkocjanit
Shpellat e Shkocjanit (sllovenisht: Škocjanske jame, italisht: Grotte di San Canziano) është një sistem shpellash që ndodhet në Slloveni. E njohur për rëndësinë e saj të jashtëzakonshme, Shpella e Shkocjanit u përfshi në listën e vendeve të trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të UNESCO-s në vitin 1986. Komuniteti shkencor ndërkombëtar i ka pranuar shpellat si një nga thesaret natyrore të planetit Tokë. E njohur si një nga shpellat më të rëndësishme në botë, Shpella e Shkocjanit është një fenomen i rëndësishëm nëntokësor në Rrafshnaltën Karstike dhe në Slloveni. Pas fitimit të pavarësisë nga Jugosllavia në vitin 1991, Sllovenia mori një angazhim për të mbrojtur në mënyrë aktive zonën e Shpellave të Shkocjanit. Për të përmbushur këtë zotim, u krijua Parku Rajonal i Shpellave Škocjan, së bashku me autoritetin e tij menaxhues, Agjencinë e Shërbimit Publik të Shpellave të Škocjan.[1]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "The Škocjan Caves". Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)