Shpella e Gadimës

(Përcjellë nga Shpella e gadimes)
This is the stable version, checked on 26 gusht 2023. 1 pending change awaits review.

Shpella e Gadimes, e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, është një tjetër bukuri natyrore që e karakterizon vendin tonë, si vend i pasuruar me bukuri të rralla. Shumë turistë gjatë vitit, shqiptarë dhe të huaj vijnë për ta vizituar këtë shpellë, bukuritë e së cilës nuk mund të gjenden në asnjë shpellë tjetër në botë, sepse janë të rralla dhe I përkasin vetëm asaj.

Shpella e Gadimes

Shpella e Gadimes është e lartë 1500 metra, ndërsa për vizitorët lejohen të shihen vetëm 1300 metrat e para të shpellës. Kjo sepse për pjesën tjetër të shpellet, akoma nuk janë bërë të mundshme kalimet. Kjo shpellë i ka tre kate, katin e parë që lejohet për vizitorët, katin nënujor dhe katin e sipërm. Temperaturat në shpellë janë gjithmonë konstante dhe ato sillen nga 11 deri në 13 gradë Celsius. Edhe gjatë muajve të nxehtë të verës, kur temperaturat janë tejet të larta jashtë, në shpellë temperature mbetet 13 gradë Celsius.

Brenda shpellës ka edhe dukuri të tjera natyrore sic është liqeni madhësia e të cilit është 15 deri 25 metra. Kristalet e rralla që gjenden në këtë shpellë nuk mund të gjenden në asnjë shpellë tjetër në botë, vlera dhe vjetërsia e të cilave është nga 30,000 deri në 80,000 vjetë. Cka e karakterizon edhe më shumë këtë shpellë, është se nga kristalet që gjenden brenda, vetvetiu janë formuar simbole dhe portrete si ato të peshkut, mjekrra e Skënderbeut, gjarpëri, Romeo dhe Zhulieta etj. eq!

Galeria

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Shpella e Gadimës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

42°28′48″N 21°12′20″E / 42.480067°N 21.205507°E / 42.480067; 21.205507