Shpjegimi është një veprim mendor me të cilin një dukuri konkrete futet në raportin e përgjithshëm (ligj), i cili vlenë për të gjitha dukuritë e njëjta, pra, edhe për vetë llojin, të cilit i përket edhe dukuria të cilën e shpjegon. Ky është rast ideal i shpjegimit deduktiv, ku ajo që vlenë për një lloj te dukurive, përgjithësisht zbatohet mbi të gjitha rastet e veçanta dhe individuale te atij lloji. Nëse është, p.sh. rregull i përgjithshëm sociologjik që çdo shoqëri, e cila lë pas dore ekonominë, herët a vonë do ta vë në pikëpyetje ekzistencën e vet, atëherë me këtë mund te shpjegohet kriza e të gjitha shoqërive socialiste në fund të shekullit XX.