Shoqëria me përgjegjësi të kufizuara

(Përcjellë nga Shpk)


Një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, shkurt SH.P.K., është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.

Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas këtij raporti. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar nuk mund të ketë një kapital më të vogël se 100 lekë.[1]

Fragment i ligjit 9901

Redakto

Ligji 9901, Per Tregtaret dhe Shoqerite Tregtare Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane

TITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 68 Përkufizimi

1. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. 2. Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas këtij raporti. 3. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara nuk mund të ofrojnë kuotat e tyre si mjete investimi për publikun e gjerë. 4. Me përjashtim të rasteve kur ky ligj përcakton ndryshe, marrëdhëniet ndërmjet ortakëve mund të përcaktohen në statutin e shoqërisë. 5. Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme/të paluajtshme apo të drejta). Statuti përcakton mënyrat e shlyerjes së kontributeve. 6. Ortakët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar i vlerësojnë kontributet në natyrë në marrëveshje të ndërsjella me njëri-tjetrin dhe i shprehin vlerat e tyre në para. Nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje, secili prej ortakëve mund t'i drejtohet gjykatës përkatëse, për të ngarkuar një ekspert vlerësues, me një vendim me efekt detyrues. Raporti i ortakëve ose i ekspertit për vlerësimin e kontributeve i dorëzohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, së bashku me të dhënat e tjera të kërkuara për regjistrim.

Neni 69 Regjistrimi 1. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar regjistrohet sipas neneve 26, 28, 32 e 35 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit". 2. Nëse shoqëria tregtare ka krijuar një faqe të saj në internet, të dhënat që i njoftohen Qendrës Kombëtare të Regjistrimit publikohen në këtë faqe dhe u vihen në dispozicion personave të interesuar.

Neni 70 Kapitali minimal Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar nuk mund të ketë një kapital më të vogël se 100 lekë.

Neni 71 Shoqëria me ortak të vetëm 1. Nëse shoqëria mbetet me një ortak, atëherë ortaku i vetëm detyrohet ta regjistrojë këtë fakt, sipas nenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007. Nëse ortaku i mbetur nuk përmbush këtë detyrim, atëherë ai përgjigjet personalisht për detyrimet që shoqëria ka marrë përsipër. 2. Nga çasti i regjistrimit të ndryshimit, sipas pikës 1 të këtij neni, shoqëria tregtare vijon si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me ortak të vetëm.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) [1] Dhoma e tregtisë dhe industrisë.
  2. ^ [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) [2] Arkivuar 12 nëntor 2011 tek Wayback Machine Ligji 9901.