Shpresa Caslli është studiuese dhe profesoreshë universitare në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Politeknik të Tiranës.[1]

Biografia

Redakto

Shpresa Caslli, pas një karriere profesionale si Inxhinierie Teknologe në Kombinatin e Autotraktorëve (1986-1992) dhe studimeve pasuniversitare (1989-1990), fiton me konkurs pozicionin e saj si profesoreshë (2001). Shumë shpejt ajo doktorohet në fushën e përzgjedhjes së kompjuterizuar të materialeve dhe krijimit të bazave të të dhënave (2008).

Punimet dhe artikujt e saj në fushën kërkimore i ka botuar në revista të njohura shkencore, duke marrë shumë ‘download-ime’ nga gjithë bota. Në vitin 2016 fiton titullin e Profesores së Asociuar. Aktivitetin e saj në mësimdhënien akademike e shtrin në nivelet baçelor dhe master (shkencor e profesional).

Autore e rreth 1200 faqe tekstesh inxhinierike dhe bashkautore e teksteve shkollore të Teknologjisë, për ciklin 9 vjeçar dhe atë të mesëm. Një cikël leksionesh, nga fusha e saj e specializimit e ka mbajtur në departamentin e Tekstilit në Universitetin Ghent, Belgjikë (2013, Bazileus).

Është bërë pjesë e administratës së Institutit Alb-Shkenca (2008), si nënkryetare e Sesionit të Inxhinierisë për degën e Shqipërisë dhe redaktore/recensente për artikujt shkencorë në revistën AKTET. Në vite aktivizohet në bordin drejtues të IASH-it, në komitetet organizatore e shkencore në të gjitha Takimet. Ka kryer me sukses detyrën e koordinatores për Takimin e XI-të dhe XIV-të në Tiranë.[2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Shpresa Caslli - Academia.edu". independent.academia.edu (në anglisht). Marrë më 2024-11-07.
  2. ^ https://www.researchgate.net/profile/Shpresa-Caslli
  3. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 77, ISBN 9789951518208