Shpresa Leka
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Shpresa Leka është arkitekte dhe urbaniste shqiptare. Në vitin 1971 [1] ështe diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Civile, departamenti i Arkitekturës. Emërimi i saj i parë është bërë në tetor të vitit 1971 në Institutin Shtetëror të Projektimeve, në Sektorin e Urbanistikës. Puna në këtë sektor ka vazhduar pa asnjë ndërprerje deri në vitin 1990, kur me vendim të Ministrisë së Ndërtimit u emërua kryespecialiste në Drejtorinë Teknike të Ministrisë së Ndërtimit. Gjatë kësaj kohe, paralelisht, ka punuar si autore dhe bashkautore në shumë projekte e studime të Planeve rregulluese të qyteteve dhe fshatrave në vendin tonë.
Shpresa Leka | |
---|---|
Kombësia | shqiptare |
Arsimi | Fakulteti i Inxhinierisë Civile, departamenti i Arkitekturës |
Profesioni | arkitekte dhe urbaniste |
Vepra të shquara | Spitali Librazhd-1969 Qendra e Beratit, projekt ide-1973 |
Në fushën e legjislacionit, puna e saj ka konsistuar në përgatitjen e Ligjit të Urbanistikës (Dekreti i Urbanistikës i vitit 1978) dhe ripunimit të tij i vitit 1983. Puna me legjislacionin e urbanistikës është ndërthurur dhe me punë të tjera studimore, dhe gjatë kësaj periudhe (1971-1990) ka patur dhe një aktivitet të ngjeshur të punës studimore në fushën e urbanistikës. I është akorduar çmimi i Republikës, datë 22.11.1979 me motivacionin “Për punë të talentuar krijuese në fushën e urbanistikës dhe, veçanërisht, për studimin dhe zgjidhjen e arritur të qendrës së Vlorës”.
Në fillim të viteve 90’ është punësiuar në “Ministrinë e Ndërtimit”, ku punoi pa ndërprerje deri në vitin 2005. Në Janar të vitit 1997 u emërua Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.28, datë 24.01.1997. Ka marrë pjesë në Komitetin e Zyrtarëve të Lartë të Konferencës Europiane të Ministrave Përgjegjës për Planifikimin Hapsinor Rajonal, pranë Këshillit të Europës në Strasburg-Francë për periudhën 1997-2005.
Mbas largimit nga MPPT për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, vazhdoi punë dhe u emërua Nëndrejtore në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike (ISPU), ku vazhdoi të punojë që prej nëntorit të 2005 deri në korrik 2007. Pas kësaj periudhe, vazhdoi punën në këtë Drejtori si “Përgjegjese e sektorit të urbanizimit”, nga Korrik 2007 deri në Korrik 2010, kohë kur doli në pension. Pas vitit 2010, është angazhuar në disa punë studimore.
Vajza e saj, Iris Papa, po ashtu është diplomuar Arkitekte në Universitetin e Tiranës.
Referime
RedaktoTë projektosh për të jetuar, katalog (projektueset 1945-1990), faqe 216