Shpresa kombëtare (gazetë)
Gazeta "Shpresa kombëtare" doli në Vlorë më 6 shkurt, 1921, ishte organ i shoqërisë së grave me të njëjtin emër. Ishte gazeta e parë e këtij lloji që botohej në Shqipëri dhe drejtohej nga Marigo Pozio, qëndistarja e flamurit që pati ngritur Ismail Qemali në Vlorë.