Shqipëria në Lojërat Olimpike "Barcelona 1992"
Shqipëria mori pjesë në Lojërat Olimpike 1992 në Barcelonë, të Spanjës. Flamurmbajtësi i Shqipërisë ishte Kristo Robo. Sportistët Alma Qeramixhi garoi në shtatlon; Kristo Robo me pistoletë zjarri të shpejtë 25 metra; Enkelejda Shehu në pistoletë 25 metra; Frank Leskaj në 50 metra stil i lirë, 100 metra stil i lirë dhe 100 metra në gji; Sokol Bishanaku dhe Fatmir Bushi në peshëngritje nën 67.5 kg; dhe Dede Dekaj në peshëngritjen nën 110 kg.