Shqipëria në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Shqipëria mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” por që u shtynë për shkak të COVID-19 dhe u zhvilluan nga 23 korrik deri më 8 gusht 2021 në Tokio, Japoni. Flamurmbajtësit e Shqipërisë ishin peshëngritësi Briken Calja dhe atletja Luiza Gega.

Shqipëria u përfaqësua në Lojërat Olimpikë të Tokios me 9 sportistë në pesë disiplina të ndryshme. Rezultatin më të mirë e arriti Briken Calja që u rendit i katërti në peshëngritje në peshën trupore deri në 73 kg. Calja e mbylli dygarëshin me 341 kg vetëm një kg larg medaljes olimpike duke shënuar një rezultat historik për Shqipërinë. Peshëngritësi tjetër Erkand Qerimaj e fitoi baterinë B të peshës deri në 81 kg por Olimpiadën e mbylli në vendin e 9-të. Gjimnasti Matvei Petrov nuk mundi të kualifikohej në finalen e kaluçit me doreza. Edhe atleti Izmir Smajlaj nuk e arriti dot finalen e disiplinës kërcim së gjati duke u renditur në vendin e 18-të. Që në raundet e para u eliminuan notarët Kledi Kadiu dhe Nikol Merizaj. Paraqitje modeste bënë xhudisti Indrit Çullhaj që u dëmtua që në garën e parë dhe qitësja Manuela Delilaj


Faqe interneti

Redakto