Shqipe Nixha (1 tetor 1949, Gjakovë - 25 nëntor 2015, Prishtinë) ka qenë inxhiniere e arkitekturës dhe mësimdhënëse universitare. [1]

Biografia

Redakto

Shqipe Nixha lindi në Gjakovë, shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje dhe në Prishtinë, ndërsa studimet e larta për arkitekturë dhe urbanizëm në Universitetin e Sarajevës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit. Në fillim punoi në byronë për projektim të kombinatit industrial "Ramiz Sadiku", pastaj në Entin për Urbanizëm në Prishtinë. Në vitin 1980 u zgjodh asistente, më pas ligjëruese në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës (1987). Që nga viti 1987 drejtoi katedrën e historisë së arkitekturës dhe mbajti lëndën historia e arkitekturës dhe e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Fushë kryesore e interesimit të saj shkencor ishte mbrojtja e trashëgimisë kulturore. Ishte autore e projektit të konservimit, restaurimit dhe rivitalizimit të Kullës së Kuklecit në Isniq, të strategjisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në projektin e planit të përgjithshëm të Prizrenit (2003-2013). Ishte anëtare e bordit të ekspertëve për projektet e restaurimit dhe të rehabilitimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Mori pjesë me kumtesa në konferenca shkencore dhe profesionale brenda dhe jashtë vendit. [2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1189–1190. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://kallxo.com/lajm/50-personaliteteve-qe-dhane-kontribut-te-vecante-per-up-ne-u-ndahen-mirenjohje/
  3. ^ https://revistaarkitektura.weebly.com/uploads/1/2/8/2/12822576/arkitektura_3.pdf