Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes
Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes libër nga Eqrem Çabej. Kjo ese e përmbledhur mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, e shkruar gati 70 vjet më parë, konsiderohet akoma edhe sot si një tekst themeltar për kuptimin dhe shpjegimin e historisë dhe mentalitetit shqiptar.
Në kapituj të shkurtër, por intensive që trajtojnë elementet e ndryshëm që influencojnë formimin e karakterit të një populli dhe kulturës së tij, autori përshkruan karakteristikat gjeografike të vendit, diskuton origjinën e emrit të popullit, forcat centrifuge në karakterin shqiptar dhe influencat e huaja, d.m.th çdo gjë që e bën Shqipërinë një udhëkryq mes lindjes dhe perëndimit
Analizohen fiset e veriut dhe të jugut, zonat tradicionaliste të maleve dhe bashkimi kombëtar, për të arritur në konkluzione interesante dhe me vlerë rreth folklorit dhe letërsisë. Eseja shënon perspektiva të rëndësishme për studimin e këtij vendi dhe të popullit të tij.
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |