Shqiptaria

Llojë Identifikimi Shqiptarë

Shqiptaria është një term që përdoret zakonisht nga shqiptarët jo-fetarë për të shprehur krenarinë e tyre për kombin e tyre. Është një identifikim që i veçon ata nga shumë vende fetare ku njerëzit identifikohen kryesisht me fenë e tyre dhe më pas me përkatësinë e tyre etnike. Shqiptarët e përdorin këtë term për të treguar se ata identifikohen vetëm me kombësinë e tyre dhe jo me ndonjë fe ose degë të veçantë fetare (ortodokse, katolicizëm, mysliman, e të tjerë.). Ata synojnë të theksojnë se shumë heronj kombëtarë vinin nga prejardhje të ndryshme fetare, dhe se të gjithë luftuan për vendin e tyre. Ky term është një simbol i bashkimit, që thuhet që i bashkon shqiptarët që janë krenarë për vendin e tyre. Termi përdoret gjithashtu shumë rrallë nga shqiptarët fetarë që e vlerësojnë vendin e tyre njësoj apo edhe më lart se feja e tyre.

Një shprehje e zakonshme për këtë term është "Feja e një shqiptari është shqiptaria"

Kjo shprehje shpesh lidhet me nacionalizmin shqiptar dhe idenë e formimit të Shqipërisë Etnike.

Shiko dhe

Redakto

Referimet

Redakto