Shqisa e Gjashtë
Shqisa e Gjashtë
Shqisa e gjashtë ndodhet në një pjesë të trurit që na ndihmon në zgjidhjet e rëndësishme duke gjetur një rrugë të ndërmjetme, ndërmjet arsyes dhe ndjenjës. Shqisa e 6 -të ekziston dhe ndodhet në tru midis dy hemisferave. Kjo pjesë e trurit është si një sistem alarmi që na paralajmeron kur do të ndodhë diçka. Gjithçka funksionon si një qark që na jep informacione në mënyre të tillë që ne të arrijmë të mendojmë dhe të veprojmë në varësi të situatës. Ky zbulim është bëre dy vjet më parë nga dy shkencëtare të Washington University ne St. Louis.
Mendohet se intuita ka lidhje me një transmetim të saktë dhe të shpejtë te informacioneve që japin shqisat. Logjika ndodhet në hemisferën e majtë të trurit të njeriut ndërsa në të djathtën impulset dhe ndjenjat. Intuita është një proçes që ka nevojë për një proçes neutral në të dyja këto pjesë. Thuhet se femrat janë më intuitive se meshkujt dhe kjo është pjeserisht e vertetë, pasi eksperimentet kanë treguar këtë në testimin e dy individëve të sekseve të kundërt por në moshë të njëjtë. Kjo shpejgohet me faktin se intuita ndikohet pak më shumë nga hemisfera e djathtë të cilën femrat e kanë më të ndjeshme ndaj fenomeneve të jashtme.
Në aspektin psikiatrik, argumentimi shkencor i ekzistencës së shqisës së gjashtë mund të sjellë shpjegime mbi sjelljet jonormale të disa individëve të cilët deri më sot janë parë dhe trajtuar si të sëmure mendore. Sipas zbulimit të bërë jeta individe anormalë, në sensin e gjashtë dhe për pasoje vuajne nga shqetesime mendore, kane haluçinacione dhe shumicën e kohës janë në gjëndje paniku. Pjesa e trurit përgjegjëse për shqisën e gjashtë ka qënë dhe më parë objekt studimi pasi nga shumë neurologë mendohej se vetem aty mund te gjendej dhe jepej një shpjegim i saktë mbi skizofrenine.
Kjo zonë midis dy hemisferave përmban neurone të cilat japin sinjale kur truri duhet të marrë vendime tepër të rëndësishme dhe të gjejë ekulibrin e duhur midis logjikës dhe ndjenjave, pa harruar dhe arsyetime komplekse në situtata të ndryshme. Duhet thënë se deri tani shqisa e gjashtë konsiderohej më shumë si një aftësi e mbinatyrshme sesa një proces i komplikuar mendor. Ne fakt kjo shqisë nuk është veçse proçes më i shpejtë se zakonisht i të menduarit. Për të vërtetuar diçka të tillë u testuan 100 individë të shëndoshë mendërisht. Ata kishin një kompjuter ku një pikë transformohej në një shigjetë e cila shkontë majtas ose djathtas. Detyra ishte që të shtypej një buton sa here shigjeta merrte një drejtim. Pika bëhej herë pas here blu dhe në disa raste dilnin dy shigjeta por të testuarit duhet te ndiqnin shigjeten e parë. Të gjithë gabuan. Në këtë eksperiment kishte një truk, pasi sa here pika ishte blu, dilnin dy shigjeta, por asnjëri nga individët në provë nuk e kishte dalluar këtë detaj. Me kalimin e kohës te gjithë filluan te permiresoheshin, megjithese askush prej tyre nuk pohoi se e kishte kuptuar çështjen e pikës blu. Ky përmirësim shpjegohet me anë të shqisës se gjashtë e cila kishte vepruar automatikisht duke ndihmuar kështu reflekset dhe zgjedhjet e të testuarve.
Skizofrenët janë të tillë pasi vuajnë nga anomali strukturore pikërisht në zonën e shqisës së gjashtë. Personat që kanë shumë të zhvilluar këtë shqise vuajnë akoma më shumë, pasi shohin rrezik edhe aty ku nuk ka duke vepruar në një menyrë të caktuar e cila mund ti dëmtoje fizikisht. Ky zbulim ka treguar gjithashtu se shqisa e gjashtë mund të ushtrohet dhe fuqizohet me kalimin e kohës.
Nuk mund të mohohet se gjithkujt i ka ndodhur të paktën një herë në jetë që të këtë marrë një vendim të rëndesishëm pa u menduar gjatë, ky veprim ka ardhur në menyrë intuitive. Duke eksploruar trurin shumë, studiuesit kanë gjetur prova të cilat vërtetojne se individët kanë në tru aftësi që nuk i njohin. Pa dijeninë tonë, truri mbledh informacione të cilat në një moment të caktuara vijnë në ndihmë. Kjo cilësohet si intuitë e krijuar nga përvoja jetësore. Veprimi i papritur i shqisës së gjashtë, është një faktor i rëndësishem në mbijetesën e mendjes së njeriut dhe mundësisë për të mundur një kompjuter fale intuites, parandjenjës ose shqisës së gjashtë.