Shri Guru Ravidas Xhanam Asthani
Tempulli Shri Guru Ravidas Xhanam Asthani, në Sir Goverdhanpur të Varanasit, Uttar Pradesh, Indi, është vendi vendi kryesor i pelegrinazhit për ndjekësit e besimit Ravidasi.[1][2] Guri i themeleve u vendos më 14 qershor 1965 në ditën Ashad Sankranti në vendin e lindjes së Ravidas. Tempulli u përfundua në vitin 1994.[3]
Shri Guru Ravidas Xhanam Asthani | |
---|---|
श्री गुरु रविदास जनम स्थान ਸ਼੍ਰੀ ਗੁਰੂ ਰਵਿਦਾਸ ਜਨਮ ਅਸਥਾਨ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | funksionues |
Tipi | faltore e besimit Ravidasia |
Vendndodhja | Sir Goverdhanpur, Varanasi, Uttar Pradesh, Indi. |
Qyteti | Varanasi |
Ndërtimi filloi | 14 qershor 1965 |
Përfundimi | 1994 |
Tempulli është qendra kryesore e pelegrinazhit për ndjekësit e besimt Ravidasi nga bashkësi si Ad-Dharmët,[4] Sikët Ramdasia,[5][6] Çamarët, Xhatavët,[7] dhe Sikët Moçi. është bërë një vend i ëndërruar për besimtarët e Guru Ravidasit nga e gjithë bota për të kryer nderimet e tyre në tempullin e Shri Guru Ravidas Xhanam Asthanit në Sir Goverdhanpur (Varanasi) të paktën një herë në jetën e tyre.[8]
Historia
RedaktoGuri i themeleve të këtij tempulli u vendos të hënën e 14 qershorit 1965 gjatë ditës së Ashad Sankrantit nga Sant Hari Dasi, bashkë me një numër të madh ndjekësish të Dera Ballanit, veçanërisht të përfaqësuar nga Sant Sarvan Dasi. Besimtarët përcaktuan vendlindjen e Guru Ravidasit dhe ndërtuan aty tempullin. Besohet se Guru Ravidasi në këtë vend jetoi dhe kryente bhaktin (praktika adhurimi fetar). Ndërtimi i tempullit u përfundua në vitin 1994. Saheb Kanshi Ram, kryetari i Partisë Bahujan Samaj, kreu vendosjen ceremoniale të kubesë së artë në majë të tempullit.[9]
Pelegrinazhi
RedaktoVendi i ndërtimit të tempullit është vendi i lindjes së Guru Ravidasit. Në këtë qytet kanë lindur dy shenjtë të mëdhenj të Lëvizjes Bhakti, Satguru Kabiri dhe Satguru Ravidasi. Tempulli Xhanam Asthan i Guru Xhisë në Sir Goverdhanpur të Varanasit tani ka fituar statusin e Begampuras (prehjes) për ndjekësit e Guru Xhisë dhe është bërë vendi kryesor i pelegrinazhit për ta. Çdo vit, gjatë ditëlindjes së Guru Ravidasit, tempulli mbledh miliona besimtarë nga India dhe më gjerë. Shri Guru Ravidas Xhanam Asthani është afërsisht 13 minuta me makinë nga Ghati i Sant Ravidasit.[10]
Porta e Shri Guru Ravidasit
RedaktoK. R. Narajanani, presidenti i atëhershëm i Indisë, më 16 korrik 1998 kreu ceremoninë e hapjes së portës së stërmadhe monumentale të hyrjes për në tempull.[11] Kështu, Porta e Shri Guru Ravidasit në Lanka Çauraha pranë Banaras Hindu University[12] përmes Rrugës Kanshi Ram të çon te Shri Guru Ravidas Xhanam Asthani.
Galeri pamjesh
Redakto-
festimet e ditëlindjes së 635-të të Guru Ravidas Xhi
-
Besimtarë te Shri Guru Ravidas Xhanam Asthani
-
Gjurmët e gdhendura të Sri Guru Ravidass-it
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Mayawati fails to pay visit to Ravidas' birth place". outlookindia.com (në anglisht). 21 shkurt 2008. Marrë më 20 tetor 2015.
- ^ "Huge congregation expected for Ravidas Jayanti celebrations". The Times of India (në anglisht). 2 shkurt 2015. Marrë më 20 tetor 2015.
- ^ "Shri Guru Ravidass Janam Asthan Mandir Seer Govardhanpur, Varanasi (U.P.)" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2015. Marrë më 26 nëntor 2016.
- ^ "Ultimate Place of Pilgrimage" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 26 nëntor 2016.
- ^ "According to party leaders, more than one lakh dalit Sikhs (also called Ramdasia Sikhs) reach Ravidas Temple in Varanasi every year". The Indian Express (në anglisht). 13 shkurt 2016. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "In view of Punjab Assembly polls, Ravidas Jayanti is significant as lakhs of Sikh followers (Ramdasia Sikhs) from across the country are likely to come to the city on this occasion". Zee News (në anglisht). 13 shkurt 2016. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "while Sant Ravidas was a revered guru of Jatav (Chamar) caste". news.webindia123.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2016. Marrë më 26 nëntor 2016.
- ^ "Seer Govardhanpur gears up for Ravidas Jayanti". The Times of India (në anglisht). 14 shkurt 2014. Marrë më 20 tetor 2015.
- ^ "the foundation stone of Guru Ravidass Gate at Varanasi was laid by BSP founder Kanshi Ram". Times of India (në anglisht). 25 maj 1997.
- ^ "Ravidas Ghat to Shri Guru Ravidass Janam Asthan Mandir". Ravidas Ghat to Shri Guru Ravidass Janam Asthan Mandir (në anglisht). 5 tetor 2015. Marrë më 20 tetor 2015.
- ^ "Dera Sachkhand Ballan". The Times of India (në anglisht). 24 nëntor 2011. Marrë më 20 tetor 2015.
- ^ "Varanasi pours out heart". The Times of India (në anglisht).