Shtëpi muze në Kokaj
SHTËPIA E HEVZI RAMADANIT
RedaktoNë fshatin Kokaj, 19 km në juglindje të komunës së Gjilanit, në Lagjen e Epërme, në lartësi mbidetare 800 m. është një kompleks i banimit familjar që daton nga fundi i shekullit XIX. Ky kompleks përbëhet nga shtëpia e banimit familjar, që shfrytëzohej për banim, Oda për pritje të mysafirëve, aneksi, vathi i bagëtive, koshi, koteci i pulave dhe pusi i ujit i thellë rreth 20 m. [1]
Ndertimi i shtepise se banimit
RedaktoShtëpinë e ka filluar ta ndërtojë Ramadan Haziri në vitet 1913-15, kur ishte shpërngulur nga thellësia e fshatit më afër malit Llapushnica. Llapushnica ishte strehë e të përndjekjeve, strehë e kaçakëve dhe njerëzve që e luftonin pushtetin e huaj. Ramadani ishte pjesëtar i grupeve të kaçakëve të atyre viteve të pushtimit nga Bullgaria e Parë. Ramadanin nuk mund ta zinin bullgarët, por ata ia kishin kapur rob gruan Adiljen, djemtë: Xhemën (10 vj.), Hajrizin (8), Hazirin, Qahilin (4 vj.) dhe bijën Naxhibja (2 vj.) Ata i torturonin me qëllim që ta detyrojnë të dorëzohet Ramadani. Ai nuk mund t’i linte anëtarët e familjes të torturohena, prandaj u dorëzua.[2] Ramadani nga torturat dhe nga plagët që i kishin shkaktuar bullgarët, kishte vdekur. Kështu edhe shtëpia i ngeli pa e përfunduar. Në vitet e ’30-ta të shek. XX, përfundon ndërtimi i kompleksit të shtëpive dhe anekseve, fal mjeshtrit nga fshati Lipovicë. Shtëpia kishte përdhesen dhe katin, kthyer kah lindja. Përdhesa është katërkëndëshe me dimensione 12 x 4 m., ndërsa trashësia e murit arrin 50 cm. Kati, po ashtu, ka një planimetri katërkëndëshe me një konsollë në formë katrore që del në fasadën ballore, gjysmë e hapur dhe qëndron mbi dy shtylla druri prej katër trarëve, p or që tani është dëmtuar. Shtëpia gati tërësisht është e ndërtuar nga gurët e bardhë (LAPUS –lat. i bardhë, apo sipas emrit Lule llapushes e cila rritet). Gurët janë të latuar. Kjo pjesë e vendit ka gurë të tillë, dhe sipas kësaj edhe ka marrë emrin Llapus(hicë) Ana ballore e katit është punuar nga qerpiçët të përforcuar me trarë prej druri bungu. Muret nga jashtë e brenda janë suvatuar me llaç bate dhe horasani (rërë përzier me gëlqere), ndërsa kulmi katërujës është i mbuluar me qeramidhe tradicionale. Në përdhese, hapësira ishte e ndarë në dy pjesë. Një pjesë përdorej si ahur, dhe një pjesë tjetër shërbente për nevojat ekonomike familjare. Aty kishte edhe oxhakun. Hyrja në katin përdhese bëhej nga dera kryesore në dimensionet e paradhomës 4 x 2 m. Qasja në kat realizohet përmes shkallëve të drurit një krahësh. Shtëpia ka katër dhoma banimi me dimensione katrore 4 x 4, Fasada është e thjeshtë që karakterizon arkitekturën dhe teknikën e ndërtimit autokton të Malësisë së Karadakut të Shkupit. Pra kjo ndërtese është e punuar nga gurët, druri, dërrasat e tavanit, çatmat (letfet). Druri ka dekorime që paraqiten në shtylla të vendosura mbi rrasa guri. Poashtu edhe shkallët kanë dekorime të lehta. Shtepia eshte rrenuar ne mungese te miremajtjes dhe restaurimit[3]
Historia e ndertimit te shtepise
RedaktoShtëpia është restauruar në vitet e 70-ta të shek. XX.. Ndërkaq, enterieri nuk është ruajtur pasi qe një kohë është e pabanueshme. Kjo shtëpi është shembull autentik i banesës fshatare. Kjo shtëpi prej viteve të ’80-ta, që kur ka lindur Arben S. Ramadanit (me 13 qershor 1981, tashmë dëshmorë i kombit-), ishte përdorë si objekt edh epër të strehuar kundërshtarët e pushtetit antishqiptar. Oda e kësaj shtëpia ishte përdorë edhe si bazë për përgatitjen e fletushkës ilegale “Ushtima e Maleve” e cila doli nga 4 qershori 1980 e deri më 26 mars 1981. Gjithashtu kjo fletushkë u aktivizua edhe gjatë luftës në Kosovë e Kosovë Lindore, gjatë viteve 1989-2000
Fletushka "Ushtima e Maleve", u redaktua nga redaksia e parë ... Fletushka botoi shkrime letrare e historike, publicistike. Ajo u ndalua nga ish-pushtuesi si veprimtari armiqësore nacionaliste-irredentiste dhe u burgosen nje nga anetaret e familjes dhe nga themeluesit, Nijazi,
Referime
Redakto- ^ "Ismet TAFILI - QRTK Gjilan".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shtegtim në histori'. Rrjedha. 2012=. fq. 143–149. ISBN [[Special:BookSources/978-9951-453-14-1]|978-9951-453-14-1]]].
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!) - ^ "Ismet TAFILI - QRTK Gjilan".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhjet tjera
RedaktoKy artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |