Shtëpia e Shëndetit (Ulqin)
Shtëpia e Shëndetit "Bogdan Vujosheviq" (malaz. Dom Zdravlja "Bogdan Vujošević") është institucion shëndetsor publik në Ulqin, Mali i Zi.
Historia
RedaktoFillimet e shërbimit të organizuar shëndersor në Ulqin, fillojnë kah fundi i Luftës së Dytë Botërore. Për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, në atë kohë banorët janë udhëzuar për qendrat shëndetsore në Tivar, Cetinë, Dubrovnik dhe Shkodër. Mjeku i parë modern në Ulqin ka qenë një rus, por në atë kohë kanë qenë prezent disa mjekë popullorë.
Ambulanta e parë ka qenë e vendosur në lagjen Rana, nga fillimi i vitit 1920. Në vitin 1923 u organizua Ambulanta anti-malarie e cila prej vitit 1929 do të zhvendoset në një objekt të ri, i cili u quajt Stacion shëndetsor, dhe ishte pranë ish-hoteleve Galeb dhe Jadran. Më 1965 u ndërtua objekti i ri i Stacionit shëndetsor, poshtë Kalasë, kurse më 1975 u ndërtua objekti i ri modern në lagjen Meraja, dhe prej atëher do të quhet Shtëpia e Shëndetit. Në periudhën prej 1963 deri më 1979, Stacioni shëndetsor i Ulqinit ishte pjesë integruese e Qendrës mjeksore të Tivarit.[1]
Më 1979, Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit u bë institucion i pavarur publik. Në prill të 1979, i gjithë bregdeti i Malit të Zi u godit nga termeti, ku objektet shëndetsore të Ulqinit u rrënuan (Shtëpia e Shëndetit dhe Stacioni shëndetsor në Katërkoll). Si donacion i Qeverisë së Republikës Popullore të Rumunisë, në lokacionin e sotëm u ndërtua objekti i ri i Shtëpisë së Shëndetit, me në sipërfaqe 3,700 metra katror.[1] Më 30 dhjetor 2003 u vendos gurthemeli i Maternitetit në Ulqin dhe më 5 shkurt 2005 u bë inaugurimi i tij, ndërsa lindja e parë është kryer ditën e nesërme.[2]
Drejtorët
RedaktoKryeshefave e Stacionit shëndetësor (1921–1973):[3]
- Dr Georg'je Abramov, 1921 – 1932
- Dr Sava Shauliq, 1932 – 1940
- Dr Marko Popoviq, 1940 – 1945
- Dr Marko Popoviq, 1947 – 1958
- Dr Vlladimir Anagnosti, 1958 – 1960
- Dr Eva Hrastnik, 1960 – 1964
- Dr Roman Hoshovski, 1964 – 1973
Drejtorët e Shtëpisë së shëndetit (1973–sot):[1]
- Mr sc. dr Mihaillo Alleksiq, 1973 – 1978
- Dr Gani Karamanaga, 1978 – 1982
- Prim. dr Pavle Ban, 1982 – 1998
- Dr Zhejana Karanikiq, 1998
- Dr Selim Ismaili, 1998 – 2003
- Prim. dr Gani Karamanaga, 2003 – 2011
- Dr Palë Marnikoviq, 2011 –2021
- Dr Sadije Hollaj,[4] 2021 – sot
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c Dom zdravlja Ulcinj – medicalcg.me
- ^ Materniteti i Ulqinit në 6-vjetorin e tij – visit-ulcinj.com
- ^ "Prim.dr Gani KARAMANAGA: HISTORIKU I SHËRBIMIT PEDIATRIK NË ULQIN". Ulcinj info. 2018-09-02. Marrë më 2022-06-16.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ boinhd. "DR. SADIJE HOLLAJ EMËROHET DREJTORESH E SHTËPISË SË SHËNDETIT ULQIN | Tv Boin". Marrë më 2022-06-10.