Shtëpia e Xhafer Devës (Shek.XIX)
Shtëpia e Xhafer Devës (shek. XIX) është një monument i trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "arkitekturore", i miratuar me numër 445. Një monument tjetër i njohur si Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë i përket shek. XX.
Shtëpia e Xhafer Devës (Shek. XIX) | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Mitrovicë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Emri zyrtar: Monument/Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 445 |
Historiku
RedaktoShtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit. Kjo ndërtesë i takon shek XIX. Shtëpia fillimisht kishte karakter banimi. Ky objekt kryesisht e ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyç në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyçe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes më 197). Shtëpia me etazhitet P+1 i takon tipit të shtëpive me doksat dhe qoshk. Karakteristikë e shtëpisë është se në mesin e fasadës veriore është i paraqitur qoshku (çardaku i mbyllur) ndërsa në fasadën jugore, pamje kjo nga rruga, paraqitet doksati. Në fasadën jugore janë ruajtur elementet dekorative të kohës. Përdhesa sot funksionon si hapësirë afariste, ndërsa kati, shfrytëzohet si etazh banimor duke e ruajtur kështu, funksionin për të cilën edhe është ndërtuar. Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2016. Marrë më 28 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine