Shtëpia shkollë e familjes Hërtica
Shtëpia shkollë e Familjes Hertica është një shtëpi private e cila ndodhet në Prishtinë. Kjo shtëpi gjatë viteve '90 ka shërbyer si objekt shkollor për organizimin e procesit edukativ dhe arsimor. Shtëpia e familjes Hërtica u shndërrua në një hapësirë për qëndresë paqësore në vitin 1990, kohë në të cilin priti qindra nxënës e mësimdhënës brenda hapësirave të saj.[1]
Vështrim
RedaktoNë fillim të viteve 1990 nxënësit, mësimdhënësit dhe studentët kosovarë u përjashtuan nga objekte shkollore dhe nuk u lejohej hyrja në institucione arsimore. Alternativa, e cila i lejonte të rinjtë të vazhdonin shkollimin, ishte përdorimi i shtëpive dhe banesave private që u shndërruan në hapësira arsimore. Kështu kosovarët krijuan dhe mbajtën gjallë një sistem arsimor paralel pa patur ndërtesa të mirëfillta, libra apo mjete shkollore përgjatë vitete 90-të.
Në vitin 1990, Mehmet Aliu-Hertica u ofroi shtëpinë e tij tre katëshe nxënësve dhe stafit të Gjimnazit Sami Frashëri në mënyrë që ata të vazhdonin shkollimin e shumë të rinjve. Shtëpia funksionoi si shkollë prej 1900-tës deri më 1998 duke mbajtur ndërrime të shumta klasash çdo 30 minuta nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Në fillim të vitit shkollor 1990/1991 Mehmet Aliu-Hertica ishte një javë larg nga vendosja për banim në shtëpinë e re bashkë me familjen e tij, kur atë e pyetën nëse profesorët e Gjimnazit “Sami Frashëri” mund të mbanin një takim aty pasi nuk kishin ku tjetër të shkonin. Meqenëse, legjislacioni i regjimit të Millosheviqit e bëri gjuhën serbe gjuhë zyrtare të Kosovës dhe i largoi të gjithë shqiptarët nga shërbimi publik në vitet 1990, shqiptarët u përjashtuan gjithashtu edhe nga shkollat. Deri në shkurt të vitit 1992, shqiptarët krijuan të ashtuquajturin sistem paralel të arsimit të organizuar kryesisht në shtëpi private. Shtëpia e re e familjes Hertica u bë Gjimnazi “Sami Frashëri” ku mësimi zhvillohej në tri ndërrime. “Më nuk mund ta imagjinoja të jetoja në atë shtëpi”, thot zoti Aliu-Hertica, “edhe nëse studentët do të largoheshin një ditë.” Kjo përvojë kolektive kishte ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme nocionin e shtëpisë. Shtëpia e familjes Hertica ishte djegur nga ushtria e regjimit të Millosheviqit gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.[2]