Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte selia qendrore dhe struktura udhëheqëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.[1][2]

Organizimi
RedaktoShtabi i Përgjithshëm u themelua në nëntor të vitit 1994, kur doli komunikata e parë. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Adem Jashari, Xhavit Haziri, Nait Hasani, Azem Syla, Xhavit Haliti, Sokol Bashota e më vonë i'u bashkangjit edhe Zahir Pajaziti etj. Shtabi i Përgjithshëm u zgjerua dhe u kualifikua me zhvillimin e luftës dhe rritjen e UÇK-së. Ai përbëhej nga dy pjesë kryesore: drejtoria politike e drejtuar nga Hashim Thaçi dhe shtabi ushtarak, i përbërë nga drejtoritë operative: të zbulimit, të logjistikës, të personelit dhe mobilizimit, të ndërlidhjes, të financës, të policisë ushtarake, të informimit, etj. Shtabi ushtarak u drejtua nga Komandanti i Përgjithshëm Azem Syla. Anëtarë të shtabit ishin: Hashim Thaçi, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Ramë Buja, Lahi Ibrahimaj, Fatmir Limaj etj. Në përbërje të drejtorisë politike ishin: Adem Demaçi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Jakup Krasniqi, Ramë Buja etj.[3][4] Në maj 1999 struktura e UÇK-së përbëhej nga:
Shtabi i Përgjithshëm | ||
1 | Zona Operative e Drenicës | 4 brigada |
2 | Zona Operative e Llapit | 4 brigada |
3 | Zona Operative e Dukagjinit | 8 brigada |
4 | Zona Operative e Pashtrikut | 6 brigada |
5 | Zona Operative e Shalës | 4 brigada |
6 | Zona Operative e Nerodimjes | 3 brigada |
7 | Zona Operative e Karadakut | 3 brigada |
Hierarkia
RedaktoKomandanti | Mori detyrën | U largua nga detyra | Koha në detyrë |
---|---|---|---|
Azem Syla | |||
Agim Çeku | |||
Komandanti | Rajoni | Mori detyrën | U largua nga detyra | Koha në detyrë |
---|---|---|---|---|
Adem Jashari | Zona Operative e Drenicës | |||
Sami Lushtaku | Zona Operative e Drenicës | |||
Zahir Pajaziti | Zona Operative e Llapit | |||
Rrustem Mustafa | Zona Operative e Llapit | |||
Ramush Haradinaj | Zona Operative e Dukagjinit | |||
Fatmir Limaj | Zona Operative e Pashtrikut | |||
Rrahman Rama | Zona Operative e Shalës | |||
Shukri Buja | Zona Operative e Nerodimjes | |||
Ahmet Isufi | Zona Operative e Karadakut |
Komandantët e brigadave
RedaktoKomandanti | Grada | Rajoni | Mori detyrën | U largua nga detyra | Koha në detyrë |
---|---|---|---|---|---|
Agim Ramadani | Komandant brigade | Zona Operative e Pashtrikut, Koshare | |||
Komandantët e tjerë
RedaktoKomandanti | Grada | Rajoni | Mori detyrën | U largua nga detyra | Koha në detyrë |
---|---|---|---|---|---|
Ilir Konushevci | Komandant i Logjistikës | Gjithë Kosova | |||
Ismet Asllani[6] | Komandant i Logjistikës | Zona Operative e Llapit | |||
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Drini.us (2024-07-06). "Roli i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës për çlirimin e Kosovës (1998-1999)". DRINI.us. Marrë më 2025-03-22.
- ^ "Organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës". Epoka e Re (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-03-22.
- ^ [1][lidhje e vdekur]
- ^ "Forca politike dhe ushtarake e armatosur dhe e organizuar e popullit shqiptar të Kosovës, për çlirim nga pushtuesi serb. Zanafillën e ka në Lëvizjen politike ilegale, pas Luftës së Dytë Botërore, kulmi i se cilës u arrit me demonstratat e vitit 1981, kur studentët, rinia dhe populli i Kosovës, shprehu vendosmërinë për çlirimin e Kosovës". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 24 shtator 2019.
- ^ a b Sinjali (2019-11-11). "Këta janë komandantët e Zonave Operative të UÇK-së të cilët nuk janë ftuar ende nga Specialja". Sinjali. Marrë më 2025-03-30.
- ^ Qeriqi, Ahmet (2019-03-22). "Në 20-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori, Ismet Asllani, Komandant i Logjistikës në Zonën Operative të Llapit gjatë luftës". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-04-02.